Sport28 Maj 2022, 21:13

Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, tjetër lojtar i Superiores i bashkohet kuqezinjve, Kumbulla kthehet triumfues

Shkruar nga Pamfleti
Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, tjetër

Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, tjetër lojtar i Superiores i bashkohet kuqezinjve, Kumbulla kthehet triumfues

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet për ndeshjet kundër Islandës më 6 qershor në transfertë, Izraelit në shtëpi më 10 qershor dhe miqësores me Estoninë në datën 13 qershor në stadiumin “Air Albania”. 

Skuadra ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në Durrës, aty ku është grumbulluar. Me grupin është bashkuar edhe mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili këto ditë ka festuar me Romën trofeun e Ligës së Konferencës. Njëkohësisht, është paraqitur edhe portieri i Kukësit, Angelo Tafas, i cili do të qendrojë disa ditë me kuqezinjtë si pjesë e grupit të Shpresave që stërvitet me ta. Stërvitja filloi në orën 17:30 nën urdhrat e teknikut Reja, ndërsa për Elseid Hysajn dhe Etrit Berishën filloi më 16:45. 

Këto 45 minuta i kanë shërbyer dy lojtarëve që aktivizohen në Itali për të punuar me disa ushtrime force. Ndërkohë, që me ta është bashkuar edhe Enea Mihaj, i cili po ashtu ka punuar individualisht. Teksa minutat kalonin, grupi i plotësuar me futbollistët e tjerë, me përjashtim të Brojës, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID dhe vetëm pasi të rezultojë negativ do të mund të udhëtojë për t’iu bashkuar kombëtares. 

Përfaqësuesja do të stërvitet deri në datën 4 qershor në Durrës, ndërsa ditën e martë do të zhvillojë një miqësore brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:00. 

Sport Kombetarja Shqiptare Marash Kumbulla