Bota13 Shkurt 2023, 15:34

Komentet negative ndaj Zelensky-t, reagon Kievi: Berluskoni po puth duart e gjakosura të Putinit

Shkruar nga Pamfleti
Komentet negative ndaj Zelensky-t, reagon Kievi: Berluskoni po puth duart e

Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ditën e djeshme lëshoi disa akuza ndaj presidentit ukrainas Zelenskyn teksa shtoi se nuk do të takohej kurrë me Zelenskyn nëse do ishte kryeministër aktualisht. Lidhur me këto deklarata ka reaguar Kievi i cili akuzoi Berlusconin se po “puth dorën e përgjakur të Putinit”.

Akuzat e pakuptimta të Berlusconit kundër Zelenskyt janë një përpjekje për të puthur duart e Putinit, të gjakosura deri në bërryla. Një përpjekje për të demonstruar besnikërinë e tij ndaj diktatorit rus.

Meloni, e cila ishte në një darkë shtetërore me presidentin ukrainas të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron javën e kaluar, ka qenë e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën, pavarësisht nga pikëpamjet e dukshme të Berlusconit dhe partnerit të saj të koalicionit Matteo Salvini për Putinin.

Komentet kanë hapur një çarje në rritje në Itali për mbështetjen e vazhdueshme të saj për Kievin.

Një pushtim i Ukrainës e sjell luftën më afër shtëpisë, jo më larg. Kushdo që ndihmon Ukrainën punon për paqen,” u tha Meloni gazetarëve në Bruksel javën e kaluar.

Por disa figura të së djathtës po bëjnë thirrje për një votim për ndihmën ushtarake të vazhdueshme të Italisë, me sa duket duke shpresuar të shfrytëzojnë energjinë anti-Zelensky të prezantuar nga Berlusconi. Dhe disa në të majtë, duke përfshirë senatorin socialist Enrico Borghi, thonë se përçarja duhet të çojë në një votëbesimi për të testuar nëse qeveria katër-mujore e Melonit është e paprekur.

Deklaratat pro-Putin dhe anti-Zelensky të Berlusconit janë një arsye për një kontradiktë të fortë brenda shumicës për një çështje kaq themelore si ndihma për Ukrainën. Këto pozicione izolojnë Italinë dhe dobësojnë frontin perëndimor”, tha Borghi të hënën.

Bota Berluskoni Zelensky