Bota 9 Janar 2023, 17:53

Komisionerët e të drejtave të njeriut të Rusisë dhe Ukrainës pritet të takohen në Turqi, në fokus shkëmbimi i trupave

Shkruar nga Pamfleti
Komisionerët e të drejtave të njeriut të Rusisë dhe

Komisionerët rusë dhe ukrainas për të drejtat e njeriut do të takohen në Turqi këtë javë, ku qendra e bisedimeve ka të ngjarë të përfshijnë mundësinë e shkëmbimeve të mëtejshme të robërve të luftës.

Agjencia e lajmeve, Interfax citoi komisioneren ruse, Tatiana Moskalkova, të thoshte se takimi me homologun e saj ukrainas Dmytro Lubinets do të zhvillohej gjatë një forumi ndërkombëtar në Turqi midis të enjtes dhe të shtunës.

Ajo tha se tashmë ishte diskutuar për “agjendën e përafërt të negociatave”, por nuk dha detaje të tjera lidhur me takimin.

Agjencia e lajmeve Ukrinform, e Ukrainës citoi zotin Lubinets të thoshte se çështja kryesore ishte “kthimi në atdhe i heronjve dhe heroinave tona“, duke ju referua shkëmbimit të të burgosurve.

Më vete, ne duam të ngremë çështjen e kthimit të pengjeve civile, të cilët Federata Ruse i ka ndaluar masivisht në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës dhe të cilët nuk i lejon të kthehen në shtëpi”, citohet të ketë thënë zoti Lubinets.

Rusia dhe Ukraina kanë bërë shkëmbime të shumta të burgosurish gjatë luftës, e cila tani është në muajin e saj të 11-të. Ukraina ka dënuar deportimin e detyruar të shumë civilëve në jug dhe lindje të vendit, të cilët Rusia i ka shpërngulur nga shtëpitë e tyre në atë që i quan operacione evakuimi, ku disa janë dërguar në Rusi ose në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Bisedimet e paqes midis dy vendeve dështuan në muajt e parë të pushtimit rus dhe nuk janë rinovuar.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia është e hapur për negociata, por Ukraina dhe aleati i saj Shtetet e Bashkuara kanë reaguar skeptikisht, duke sugjeruar se ai po kërkon të blejë kohë për t’u rigrupuar pas një sërë humbjesh dhe tërheqjesh.

Bota Rusi Takim Ukrainë.