Politike12 Tetor 2022, 16:00

Komisioneri Varhelyi për integrimin e Shqipërisë: Procesi po ecën, por ka ende shumë punë para

Shkruar nga Pamfleti
Komisioneri Varhelyi për integrimin e Shqipërisë: Procesi po

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi gjatë fjalimit të tij ditën e sotme në Bruksel tha se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë hapa të rëndësishëm sa i përket rrugës për integrimin e tyre në BE, teksa prezantonte progres-raportin e bërë gati për vitin 2022.

Maqedonia dhe Shqipëria është bërë një hap i rëndësishëm. Është ndërmarrë mbledhja e parë qeveritare për nisjen e negociatave për të siguruar se nuk ka kohë për të humbur. Procesi i screening do të nisë dhe po ecën me ritme të duhura. Në Maqedoni vendi duhet të mbajë ritmin e duhur.

Shqipëria ka pasur rezultate të mira, në sistemin gjyqësor dhe avancim të procesit të vettingut. Vendi ka treguar nivel të lartë angazhimi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organziuar. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”, tha Varhelyi.

Ai gjithashtu shtoi se ka ende shumë punë për të bërë, duke nisur nga e drejta e pronës, liria e shtypit dhe  deri tek bashkëpunimi i gjithë aktorëve politik për të arritur një konsensus mbi këto çështje.

E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme.  Ne kemi thëmnë këtë gjë edhe vititn e kaluar por këto sfida janë të rëndësishme për ne. Angazhimi politik dhe konsensusi i të gjithë aktorëve politik dhe një administratë e pavarur dhe profesionale janë të domosdoshme për të vijuar më tej”, tha ndër të tjera Varhelyi.

Politike BE integrimi Shqipërisë