alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Komisionet për transfertat bankare kombëtare në Euro do të ulen, Banka e Shqipërisë vendos vlera tavan

30/11/2021, 8:09
ne Ekonomi
A A
Komisionet për transfertat bankare kombëtare në Euro do të ulen, Banka e Shqipërisë vendos vlera tavan

Komisionet për transfertat bankare kombëtare në Euro do të ulen, Banka e Shqipërisë vendos vlera tavan

Së shpejti, Shqipëria do të ketë një sistem kombëtar transfertash edhe për Euron.


-Lexo edhe:

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursë, më lirë se para luftës; Bordi i Transparencës në “gjumë letargjik”

4-mujori, 37% e faturave të energjisë ishin me kamatëvonesa

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren që do të mundësojë për herë të parë shlyerjen brenda vendit të transfertave kombëtare në monedhën europiane.

Sistemi që do të mundësojë kryerjen e këtyre transfertave, AIPS EURO, do të integrohet te Sistemi i Pagesave Ndërbankare me Vlerë të Madhe (AIPS) i Bankës së Shqipërisë. Ngritja për herë të parë e një sistemi të tillë ka rëndësi shumë të madhe për kryerjen e transfertave ndërbankare në Euro brenda vendit. Deri më sot, transfertat në Euro janë mundësuar vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.

Por, kjo rrugë krijon vonesa në kohë dhe mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në Lekë. Nëse një transfertë ndërbankare në monedhën Lek brenda vendit sot kushton maksimalisht 1500 lekë, transfertat në Euro kanë kosto në komisione disa herë më të larta. Vlera totale varet nga numri i bankave korrespondente të përfshira dhe nga komisionet që ato aplikojnë.

Projektrregullorja e përgatitur parashikon se agjent i shlyerjes së transfertave kombëtare në Euro do të jetë Banka e Shqipërisë, nëpërmjet sistemit AIPS EURO, ndërsa pjesëmarrëse në sistem mund të jetë bankat e licencuara tregtare (si edhe vetë Banka e Shqipërisë). Si pronare e sistemit, banka qendrore do t’iu vendosë vlera tavan që bankat tregtare për komisionet që atom und t’iu ngarkojnë klientëve të tyre.

Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS EURO, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10,000 Euro, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jenë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar ose jo më i lartë se një komision minimum prej 6 Euro.

Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS EURO, por që janë të iniciuara në formë elektronike, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë jo elektronike. Kjo do të thotë zbatimin e totalit të komisioneve minimum jo më të lartë se 3 Euro, totalit të komisioneve jo më të lartë se 0.1% e vlerës së transferuar për vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 000 Euro.

Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS EURO, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 Euro, pavarësisht nga shuma.

Gjithashtu, projekt-rregullorja parashikon se për transfertat e kryerja përmes këtij sistemi në asnjë rast nuk duhet të aplikohen komisione për fondet në mbërritje. Me miratimin e rregullores së re, përdorimi i këtij sistemi bëhet i detyrueshme për të gjitha bankat tregtare në Shqipëri. Transfertat e urdhëruara në monedhën Euro, me origjinë dhe destinacion brenda Republikës së Shqipërisë, për klientë të pjesëmarrësve në sistemin AIPS EURO duhet të realizohen vetëm nëpërmjet sistemit AIPS EURO. Përjashtim mund të bëjnë vetëm situatat që përbëjnë ngjarje të paparashikuara dhe është i pamundur realizimi i tyre nëpërmjet këtij sistemi dhe në rast të pamundësisë së realizimit të veprimit brenda orareve të operimit të sistemit AIPS EURO kur ofrohen rrugë alternative që e mundësojnë atë.

Ngritja e një sistemi të tillë pagesash ka rëndësi të madhe, për shkak të shkallës së lartë të euroizimit të ekonomisë dhe sistemit financiar shqiptar. Me rregulloren e re, kostot e shqiptarëve për të transferuar Euro mes llogarive brenda Shqipërisë do të pësojnë një ulje drastike.

Gjithashtu, kjo do të ulë nevojën për veprime cash me Euron. Aktualisht, për shkak të komisioneve të larta, shumë individë preferojnë t’i tërheqin paratë në sportel dhe t’i depozitojnë sërish në sportel, në rastet kur duhet të kryejnë pagesa apo zhvendosje fondesh nga njëra bankë tek tjetra. Me funksionimin e sistemit AIPS EURO, komisionet do të ulen ndjeshëm dhe parashikohet që, në shumicën e rasteve, një praktikë e tillë të reduktohet ndjeshëm./Monitor

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ekonomi

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursë, më lirë se para luftës; Bordi i Transparencës në “gjumë letargjik”

15/08/2022, 17:29
Ekonomi

4-mujori, 37% e faturave të energjisë ishin me kamatëvonesa

15/08/2022, 15:48
19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë
Ekonomi

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë

15/08/2022, 7:38
Çmimet e naftës ranë me gati 30% në tregun botëror. Cilët janë faktorët kryesorë që ndikuan dhe çfarë ndodh më pas?!
Ekonomi

Çmimet e naftës ranë me gati 30% në tregun botëror. Cilët janë faktorët kryesorë që ndikuan dhe çfarë ndodh më pas?!

14/08/2022, 14:09
Ekonomi

Gruri nga Ukraina erdhi në Durrës, por inflacioni do të vijojë; çmimi i bukës nuk do të ulet

13/08/2022, 16:51
Ekonomi

Plani buxhetor, borxhi publik mbi 70 për qind deri në 2025

12/08/2022, 15:14
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Verilindja mbulohet nga dëbora, zbardhet Peshkopia. Mungon energjia elektrike në disa fshatra

Verilindja mbulohet nga dëbora, zbardhet Peshkopia. Mungon energjia elektrike në disa fshatra

Lajme të mira, përparim dhe ndryshime do sjellë kjo e martë për këtë shenjë të Horoskopit

Lajmi i Dites

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

15/08/2022, 11:15

Lajmet e fundit

Përshëndeti plagosjen e inspektorit të IMT, policia dërgon për ndjekje penale Adriana Kalanë

15/08/2022, 20:15
“Kam pastruar vida, nuk ka pse më tregon ai çfarë është puna”, Klop sulmon ashpër Ceferin: Askush nuk mendon për lojtarët

“Kam pastruar vida, nuk ka pse më tregon ai çfarë është puna”, Klop sulmon ashpër Ceferin: Askush nuk mendon për lojtarët

15/08/2022, 20:14

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz u japin fund zërave, prindër për herë të parë

15/08/2022, 20:08

Dosjet e Metës në SPAK/ Referohen edhe 30 afera, nga vjedhja e floririt e historia me Almir Rrapon, te pazaret në zyrën e Dritan Priftit

15/08/2022, 19:59

Amnistia e dekriminalizimit!

15/08/2022, 19:58
Majorka ia del të marrë pikën e rëndësishme në transfertë, Muriqi me të tijtë kthehen si “heronj”

Majorka ia del të marrë pikën e rëndësishme në transfertë, Muriqi me të tijtë kthehen si “heronj”

15/08/2022, 19:50
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In