Politike 7 Shkurt 2023, 16:07

Komisioni Hetimor për skandalin “McGonigal”, PS akuza se deputetët e Berishës kanë falsifikuar firmat

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni Hetimor për skandalin “McGonigal”, PS akuza se

Partia  Socialiste ka ngritur ndryshime se deputetët e Berishës kanë falsifikuar firmat e kolegëve të tyre në kërkesën për të ngritur komision hetimor sa i takon aferës me zyrtarin e  FBI.

Sot u mblodh Konferenca e Kryetarëve dhe nuk u shqyrtua kërkesa, me argumentin se ligji për komisionet hetimore do të ndryshojë dhe deri atëherë nuk mund të ketë komisione.

Ndërkohë që PS pretendon se janë falsifikuar firmat e deputetëve Bylykbashi, Këlliçi dhe Shehaj, ndërsa Luan Baçi ka firmosur dy herë.

Ishte kreu i grupit të PS, Taulant Balla ai i cili konfirmoi zërat.

Që të guxojnë deputetë që nga SHBA-të ku ndodhen për qejf apo për vizitë të firmosin kërkesa që depozitohen në Kuvend, që të ketë deputetë që në një shkresë të kenë një firmë dhe nënshkrim dhe në një shkresë tjetër nënshkrim dhe firmë tjetër, që Kuvendi të mos investohet në një kallëzim për falsifikim ta tërheqin kërkesën ose të paktën firmat. Ata kanë edhe një vrap se kush e depoziton i pari. S’ka pasur ndonjëherë situatë  më qesharake që dy grupe të opozitës turren me vrap kush do ta dorëzojë i pari kërkesën”, tha Balla.

Politike Balla komisioni hetimor McGonigal