
Komisioni i Disiplinës pezullon trajnerin e Bylisit, e pëson edhe Kukësi
Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për gjithçka ndodhi në javën e fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Bie në sy dënimi për trajnerin e Bylisit, Naxhi Shensoj, i cili është pezulluar për 2 javët e ardhshme.
Shkak për këtë vendim janë bërë protestat ndaj arbitrit. Gjithashtu, Kukësi është gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1-Zyrtari i KF Bylis, Naci Sensoy, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 55/2 të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.
2-FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3-KF Egnatia U-21, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “Vllaznia-Egnatia”, në bazë të nenit 54/1 i KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
4-Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017, Albi Brojaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.