Politike 6 Prill 2022, 15:53

Komisioni i Rithemelimit me emër për Presidentin e ri?! Përgjigjet Berisha: Nuk njohim asnjë propozim të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni i Rithemelimit me emër për Presidentin e ri?!

"Porti i Durrësit afera më e madhe e narkoqeverisë"/ Berisha sërish akuza Ramës: Po asgjëson një vepër 3 mijë vjeçare!

Sali Berisha shihet i tërhequr në të ashtuquajturat negociata midis opozitës dhe mazhorancës për emrin e Presidentit të ri.

Përmes një deklarate për mediet, në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha deklaroi se “Partia Demokratike si opozitë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës”. Megjithatë, në rast se socialistët përsërisin të njëjtën skemë si me Alfred Moisiun në vitin 2003, dhe me konsensus vjedhjen në zgjedhje ja kompensojnë opozitës duke e lejuar të propozojë një kandidat fitues për President, atëhere PD dhe aleatët e saj do të nisin konsultimet.

Sipas Berishës, propozimi apo jo i një emri për President dhe qëndrimi i opozitës në këtë çështje, do të merret nga Kuvendi e 30 prillit.

“Nëse do të propozojmë për President dhe cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë, do të merret vendimi nga forumet më të larta të PD-së, dmth Këshilli Kombëtar i PD-së i cili do të zgjidhet në Kuvendin e 30 prillit.

Në parim, Partia Demokratike si opozitë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nqs Edi Rama për shkak të dhunimit të zgjedhjeve ect ect, vendos që Presidentin ta propozojë PD ose opozita, atëherë ne do të nisim konsultimet me forca të tjera politike dhe institucionet e Partisë Demokratike që të përcaktohet qëndrimi.”- tha Berisha.

Vlen të theksohet se në historinë e pluralizmit në Shqipëri vetëm një kryetar shteti është zgjedhur me konsensus: Alfred Moisiu në vitin 2003, dhe arsyeja ka qenë teprimi me vjedhjet e votave të shumicës socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. Po ashtu, Moisiu ka qenë i vetmi nga 6 presidentët e zgjedhur, person jo politik dhe që pas lënies së postit nuk pati “ëndërr” të bëhej kryetar partie.

Politike Edi Rama PD presidenti i ri Sali Berisha