Politike21 Qershor 2022, 22:26

Komisioni për Investimet Strategjike, Bardhi: Na u bashkuan edhe deputetë të tjerë, por tërhoqën firmat se nuk i la Berisha!

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni për Investimet Strategjike, Bardhi: Na u bashkuan edhe

Gazment Bardhi zbulon takimin “sekret” me Palokën: formula se si duhet të zgjidhen kandidatët në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar Sali Berishën se i ka ndaluar mbështetësit e tij deputetë, që të firmosën kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Startegjike.

Për ‘Top Story”, Bardhi tha se thirrjes së tij përmes mesazheve i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë, por që më pas i tërhoqën firmat pasi i kishte ndaluar Berisha.

Një nga standartet e mia është se çdo denoncim i bërë nga unë të ndjekë edhe rrugë ligjore.

Nëse ti denoncimin e ke të dokumentuar në fakte e prova, duhen dorëzuar në institucionet përgjegjëse.

Unë kam kontaktuar edhe deputetë pranë Berishës të bëheshin pjesë e aksionit për investimet strategjike. Gjëja që ndodhi ishte se një pjesë e tyre erdhën dhe firmosën dhe pas një mesazhi të marrë nga Berisha e tërhoqën bashkëpunimin”- tha Bardhi.

Politike Bardhi Sali Berisha