Showbiz 2 Dhjetor 2022, 11:28

Kompania e basteve shton koefiçentin për Xhakën e Shaqirin: A do e bëjnë shqiponjën me duar?!

Shkruar nga Pamfleti
Kompania e basteve shton koefiçentin për Xhakën e Shaqirin: A

Kompania e basteve shton koefiçentin për Xhakën e Shaqirin: A do e bëjnë shqiponjën me duar?!

Sot është dita e fundit e ndeshjeve të fazës së grupeve, teksa për shqiptarët ndeshja e shumëpritur është padyshim ajo mes Serbisë dhe Zvicrës, që pritet të përcaktojë fuqinë e dytë të grupit G.

Ndeshja luhet në 20:00 me orën tonë, teksa ky duel pritet me shumë ëndje për shkak se te helvetët luajnë tre shqiptarë të Kosovës, teksa Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka pritet të jenë në fushë sonte.

Për serbët është ende i freskët kujtimi i vitit 2018, kur Zvicra i eliminoi me dy gola të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, teksa dy shqiptarët bënin së bashku simbolin e shqiponjës që “tërbonte” gjithë mediat serbe.

Prej këtij precedenti kjo ndeshje merr një vëmendje të veçantë dhe buja ka shkuar deri në Brazilin e largët. Një kompani braziliane e basteve e quajtur “Kto Brasil”, ka shtuar një koeficient mbi mundësinë që Xhaka dhe Shaqiri të bëjnë simbolin e shqiponjës.

Koeficienti i nxjerrë nga kompania që Xhaka dhe Shaqiri të përsërisin gjestin e bërë në 2018-ën, është 3.0. Gjithsesi, fillimisht duhet të shpresojmë në fitoren e Zvicrës, pasi përtej bukurisë dhe simbolikës, gjesti i dyshes shqiptare mbetet vetëm një detaj.

A @KTO_brasil tá com uma ODD de 3.0 para Shaqiri ou Xhaka repetirem o gesto da águia durante a partida da Suiça contra a Sérvia.

Mas você sabe o porquê desse gesto? pic.twitter.com/6RWZ9zP0Go

— PELEJA (@PELEJA) December 1, 2022

Lifestyle #koeficent #kompani bastesh #Xhaka e Shaqiri Shqiponja