Kulture26 Maj 2019, 02:16

Kompania Microsoft ka ndaluar shitjet e laptopëve “Huawei” në dyqanet e saj

Shkruar nga Pamfleti
Kompania Microsoft ka ndaluar shitjet e laptopëve “Huawei”

Kompania Microsoft ka ndaluar shitjet e laptopëve “Huawei në dyqanet e saj

Kompania Microsoft ka ndaluar shitjet e laptopëve “Huawei MateBook X Pro” në dyqanet e saj “online” pasi kompania kineze u vu në listën e zezë të Qeverisë Amerikane. Vendimi vjen pas lajmeve se “Google” do të ndalojë përdorimin e “Android” dhe shërbimeve të kompania për “Huawei”.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse “Microsoft” do të bllokojë përditësimet e laptopëve “Huawei” me “Windows 10” të instaluar. “MateBook X Pro” është hequr nga dyqani online i “Microsoft” gjatë fundjavës, ku me këtë veprim kompania po i bindet kërkesave të Qeverisë Amerikane për të ndaluar së bëri biznes me kompaninë.

Frika se kompania mund të bllokojë plotësisht përditësimet e “Windows 10” është shtuar pas këtij veprimi. Në fund të javës së kaluar, Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e vendosi “Huawei Technologies Co Ltd” në listën e zezë tregtare, duke zbatuar menjëherë kufizime që do ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për kompaninë të bëjë biznes me homologët amerikanë.

Teknologji e laptopave Microsoft ndalon shitjen