Sport14 Qershor 2022, 22:24

Kompletohet “Katar 2022”, bileta e fundit sigurohet nga kombëtarja që merr pjesë për herë të 6 në historinë e kompeticionit botëror

Shkruar nga Pamfleti
Kompletohet “Katar 2022”, bileta e fundit sigurohet nga

Kompletohet “Katar 2022”, bileta e fundit sigurohet nga kombëtarja që merr pjesë për herë të 6 në historinë e kompeticionit botëror

Kosta Rika është kombëtarja e 32 që shkon në Botërorin e Katarit, pas triumfit në Doha përballë Zelandës së Re me shifrat 1-0. 

Sfida nisi mirë për kombëtaren nga Amerika Qendrore, e cila shënoi që në minutën e 3 me Kempbëll. Më pas ishte Zelanda e Re që dominoi sfidën, por goli nuk erdhi. Gjërat u bënë edhe më keq për kombëtaren nga Oqeania, kur Barbaroses doli me karton të kuq në minutën e 67, për ta lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. 

Zelanda e re u fut në fushë në pjesën e dytë me dëshirën më të madhe për të ndryshuar fatin e takimit, por një episod i minutës së 69 ishte me të vërtetë një goditje e madhe për ta. Pas një ndërhyerje të ashpër të Kosta Barbarouses, hyri në lojë VAR-i dhe arbitri nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Abdulla Hasan akordoi kartonin e kuq. 

Kosta Rika mbrojti rezultatin dhe vazhdoi me traditën e mirë të Botërorit, ku vlen të theksohet se ka qenë pjesëmarrëse shumë  e rregullt e Kupës së Botës, pasi është kualifikuar në vitet 1990, 2002, 2006, 2014 dhe 2018. Kjo Përfaqësuese do t’i bashkohet në grupin E Kombëtareve si Spanja, Gjermania dhe Japonia. 

Sport Botërori i Katarit Kosta Rika Zelanda e Re