Sport25 Korrik 2018, 21:49

Komunikata për shtyp e Scaroni: Me Leonardon, Milani kthehet në majë!

Shkruar nga Pamfleti
Komunikata për shtyp e Scaroni: Me Leonardon, Milani kthehet në

Te Milani ka filluar revolucioni. Sot, zyrtarisht Leonardo de Araujo është kthyer te Milan. Tashmë është zyrtare. Një lëvizje kjo, që është komentuar me entuziazëm të madh nga presidenti Scaroni.

“Kthimi i Leonardos, kampion i madh kuqezi dhe i botës, është një tjetër hap përpara drejt suksesit. Emërimi i tij është një tjetër shenjë e impenjimit të Elliott për të sjellë në klub figura me eksperiencë ndërkombëtare, që e dinë çfarë do të thotë të rikthejnë Milan në vendin ku i takon”, lexohet në komunikatën zyrtare të Scaroni-t.

 “Leonardo do të jetë përgjegjësi për sektorin sportiv dhe merkaton, duke filluar nga sesioni aktual i verës. Do të ketë gjithë mbështetjen e domosdoshme për të përforcuar ekipin, duke respektuar normat e Fair Play-it Financiar të UEFA-s”.

Sport Leonardo Milan Scaroni Serie A