Politike 8 Gusht 2019, 12:19

Koncesionet e rrugëve, Basha akuzon Ramën, kryeministri e ka gati ‘kurbanin’ Gjiknuri

Shkruar nga Pamfleti

Koncesionet e rrugëve, Basha akuzon Ramën, kryeministri e ka gati ‘kurbanin’ Gjiknuri

I ndodhur përballë faktit se koncesionet e rrugëve në Shqipëri janë afera korruptive të vetë kryeministrit Rama, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj kreut të qeverisë, duke i risjellë në vëmendje koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.

Sipas Bashës, vetëm në këtë aks rrugor, i cili kap gjatësinë e 20.8 km, vlera e vjedhur nga xhepat e shqiptarëve kap shifrën e 253 milionë eurove, pasi 20 km e rrugës kushtojnë afro 80 milionë euro, ndërkohë që sipas qeverisë, vlera e rrugës në fjalë do të shkonte në plot 333 milionë euro. Për kryetarin e PD-së nuk ka asnjë mëdyshje se Rama po vjedh paratë e shqiptarëve për të bërë gjoja rrugë dhe se 1 km rrugë në Shqipërinë e ‘Rilindjes’ kushton 10 herë më shtrenjtë se në Evropë apo botë.

Postimi i Bashës

Në vend të ndërtimit të infrastukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë.

Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.

Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk

Video e Bashës 

                                                                       

Po çfarë fshihet pas koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar?

Kryeministri Rama, përmes ish-ministrit të Infrastrukturës nuk priti financimin nga BE dhe as studimin e fizibilitetit për koston e kësaj rruge, por për të maksimalizuar fitimin ia dha me koncesion me paratë e shtetit Bashkim Ulajt me një vlerë prej 330 milionë euro. Balluku bëri publik koston reale të Thumanë-Kashar, me një vlerë prej 169 milionë euro, sa gjysma e kostos së përcaktuar nga Gjiknuri.

Pavarësisht anulimit të koncesionit, diferenca në kosto, pritet t’i “hajë” kokën ish ministrit, i cili përpos kusureve të veta do paguajë dhe për Ramën. Pritet që drejtësia e re të hapë “kapakët” e kësaj dosjeje të rëndë abuzimi në ngarkim të Gjiknurit, i cili do japë llogari të dyfishtë dhe për mashtrimin me tenderin e Unazës dhe të Interkoneksionit të energjisë, me vlerë 30 milionë euro.

codramol
smile

Politike aksi Thumanë-Kashar Basha Gjiknuri Koncesionet PPP Rama