Aktualitet19 Tetor 2022, 21:52

“Koncesionet minierë ari për të njohur e të panjohur”, Preçi: Agresion i vërtetë në sektorin publik nga oligarkë dhe krimi i organizuar

Shkruar nga Pamfleti
“Koncesionet minierë ari për të njohur e të

Eksperti i Ekonomisë dhe njëherazi drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi ka deklaruar se koncesionet mbi pasuritë publike janë një minierë ari për persona të njohur ose jo dhe se prej tyre përfitojnë politikanët më të mëdhenj në vend.

“Do të doja të ofroj një përgjithësim mbi karakteriatikat e koncesioneve tek ne. Ndahet në ato të energjisë që rriskun e ka marrë investitori ndonëse garantimi i çmimit janë shqetësuese.

Shumica janë oferta të pakërkuar e mund të mos jenë në në programin e investimeve të qeverisë. Premtimi për të mobilizuar para private në shërbime publike nuk është mbajtur dhe janë formë e kontraktimit të drejtpërdrejtë dhe shmangur konkurrencën.

Disa janë marrë në shkelje e konflikt interesi i janë dhënë lobistëve e janë përdorur nga politikanët më të lartë të vendit. Një numër koncesione në naftë psh janë përdorur për lobingje, janë minierë flori për persona të njohur e të panjohur, me persona të tretë si tek inceneratorët që janë në ishujt offshore. Në Shqipëri ka agresion të vërtetë në sektorin publik nga oligarkë dhe krimi i organizuar. Para nga krimi janë kanalizuar dhe janë kthyer ne borxh publik”, tha ai.

Aktualitet Zef Preçi