Anti-Mafia 4 Tetor 2022, 15:14

Koncesionet në shëndetësi “çerdhe” abuzimi, “hemodializa” merr 600 mijë euro për shërbime të pakryera

Shkruar nga Pamfleti
Koncesionet në shëndetësi “çerdhe” abuzimi,

Nga auditimi ka rezultuar se nuk është realizuar numri i seancave të dializës sipas projeksionit mujor kryesisht në qendrat e dializës Shkodër e Vlorë, dhe për disa muaj në qendrën e dializës Lezhë, për arsye të numrit më të ulët të pacientëve se sa projeksioni…

Koncesionet në shtetësi janë padyshim një skemë e mirëfilltë korrupsioni, pasi shteti paguan çdo vit miliona lekë për to dhe shëndetësia vijon të jetë në të njëjtën gjendje. Një ditë më parë “Pamfleti” tregoi skandalin me koncesionin e laboratorëve. Edhe pse ky koncesion po rezulton dështim sepse nuk ka analiza, qeveria shton buxhetin për to.

Por ky koncesion nuk është i vetmi, pasi kemi koncesionet e tjera që marrin çdo vit miliona për punë të pakryera. Rasti më flagrant është ai i koncesionit të hemodializës. Në vitin 2015, hemodializa u dha me koncesion te kompania “Dia Vita”, pas së cilës fshihet Spitali Amerikan. Por kontrata është hartuar në mënyrë të tillë, që Spitali Amerikan të paguhet dhe për shërbime të pakryera. Kontrolli i Lartë i Shteti e ka ngritur disa herë i shqetësim, ndërkohë që situata mbetet e njëjtë.

Në një auditim që KLSH ka kryer së fundmi në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, ka zbuluar sërish shkelje. Kompania ka përfituar rreht 600 mijë euro për shërbime të pakryera.

Kontrata koncensionare me nr.1503/44 prot., datë 10.02.2016 “Për ofrimin e hemiodializës” me shoqërinë “D..” SHPK mundëson ofrimin e shërbimit të dializës në 5 rajone, me numër të projektuar të pacientëve për 156 seanca në vit (13 seanca në muaj) dhe 11,203 lekë çmimi për seancë hemodialize. Nga auditimi ka rezultuar se nuk është realizuar numri i seancave të dializës sipas projeksionit mujor kryesisht në qendrat e dializës Shkodër e Vlorë, dhe për disa muaj në qendrën e dializës Lezhë, për arsye të numrit më të ulët të pacientëve se sa projeksioni. Kjo ka sjellë si pasojë efekt financiar nga faturimet për shërbime të pakryera për seancat e dializës në vlerën 69,996,344 lekë”, shprehet KLSH.

Sipas KLSH, konstatohet gjithashtu se për 5 qendrat e hemodializës janë kryer 1,447 seanca dialize të faturuara mbi projeksionin e përcaktuar në kontratën koncesionare për ofrimin e shërbimit me efekt financiar për faturime për shërbime mbi projeksion me një çmim prej 11,203 lekësh llogaritet në shumën 16,210,741 lekë.

E njëjta situatë ka qenë dhe gjatë auditimti të kryer në 2021. Sipas vlerësimeve të KLSH-së për hemodializën janë paguar për shërbime të pakryer rreth 70 milionë lekë, ndërsa nga mos unifikimi i faturave, dëmi i vlerësuar për koncesionin e sterilizimit është rreth 168 milionë lekë. Në total kosto vlerësohet në 238 milionë lekë, ose 2 milionë euro. /Pamfleti

Anti-Mafia #Shërbime të pakryera hemodializa Koncesion