alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Koncesioni ‘hajdut e vrastar’ i Laboratorëve përfundon në SPAK; KLSH kallëzon ‘të gjithë’ Ministrinë e Shëndetësisë… Ja si e paralajmëroi ‘Pamfleti’

26/01/2022, 18:34
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Koncesioni 'hajdut e vrastar' i Laboratorëve përfundon në Prokurori; KLSH kallëzon 2 'të përdorurit' e Ramës dhe Manastirliut... ja si e paralajmëroi 'Pamfleti'

Koncesioni 'hajdut e vrastar' i Laboratorëve përfundon në Prokurori; KLSH kallëzon 2 'të përdorurit' e Ramës dhe Manastirliut... ja si e paralajmëroi 'Pamfleti'

-Lexo edhe:

SPAK mega-operacion për arrestimin e “bosëve të krimit”, goditen 8 grupe kriminale në vend; 18 persona përfundojnë në pranga

Foton e Berishës e gjetëm në rrugë pranë Sheratonit

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu përfundojnë në SPAK. Sigurisht si çdo punë tjetër, ata veprojnë përmes njerëzve të tjerë rreth tyre, vartës që i përdorin për punë të pista dhe në fund i hedhin. Këtë herë e kanë ‘ngrënë’ 12 persona. KLSH ka kallëzuar në Prokurori për shkelje flagrante ligjore në ‘Koncesionin e Laboratorëve’; tenderin për ‘blerje monitor pacienti për masat anti-covid’ dhe projektin ‘Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor’, plot 12 persona.


Praktikisht, ky numër i lartë të korruptuarish, vërteton faktin e stërthënë, se Ministria e Shëndetësisë është një ndër ngrehinat më të mëdha të vjedhjes publike në këtë vend. 10 punonjës, KLSH i ka kallëzuar për ‘Koncesionin e Laboratorëve’, ndërsa 2 të tjerë për projektin ‘Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor’. KLSH ka kallëzuar në SPAK 8 punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi ka konstatuar shkelje lidhur me procedurën e ndjekur për ‘Koncesionin e Laboratorëve’, ndërsa 2 punonjës të tjerë janë nga ATRAKO, po për të njëjtën akuzë.

Ndërsa 2 ‘peshqit’ më të mëdhenj në këtë listë të korruptuarish për rastet në fjalë, janë drejtori i Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Këta dy ‘trima’ kanë shpërdoruar detyrën me shkelje flagrante ligjore, si Koordinatorë të Projektit ‘Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor’.

Por çfarë denoncoi ‘Pamfleti’ më datë 14 Janar 2022, për ‘Koncesionin e Laboratorëve’? 

Në Prill të vitit 2019, Edi Rama ka nënshkruar koncesionin e katërt në shëndetësi, për hijet mafioze të së cilës, “Pamfleti” ka shkruar edhe më parë. Kontrata e hyrë në fuqi që atëhere kur u nënshkrua, u shty për disa muaj për shkak të kundërshtisë nga specialistët e fushës, por edhe të vetë sistemit, i cili ishte i papërgatitur për një hap të tillë. Me pika të errëta akoma, kjo kontratë, pak kohë pas fillimit të pandemisë dhe pasi shteti shqiptar ndërtoi laboratorët e rinj, filloi zbatimin.

Por çfarë do të thotë kjo?

Së pari, kjo do të thotë se ekziston një probabilitet shumë i lartë ngatërrimi analizash sepse gjithçka do të kryhet në Tiranë. Thënë me qartë, ekzaminimet e çdo pacienti në spitalet bashkiake apo rajonale do të transportohen për t’u kryer në Tiranë, në laboratorin që “Laboratory Network” ka ndërtuar përballë QSUT-së. Mendoni konfuzionin dhe vonesat që do të sjellë ky proces.

Mendoni kostot jetësore të tij!

Për fat të keq, kjo nuk është pika më e zezë e kësaj kontrate. Ajo çfarë pritet të shkaktojë realisht kosto jetësh njerëzore, do të jetë shërbimi i urgjencës nëpër këto spitale. Edhe pse kjo është një çështje e diskutuar por e pazgjidhur në kontratë, Koncensioni i Laboratorëve ka nisur zbatimin dhe mjekët janë alarmuar për skenarin e zi që pritet të ndodhë.

Për t’ua qartësuar: Sipas kontratës, për të cilën shqiptarët do t’i paguajnë privatit 104 milion euro, për rastet e urgjencës që paraqiten ne spitale mund të bëhet vetëm analiza gjaku komplet dhe glicemia. Nëse mjeku i urgjencës, për t’i shpëtuar jetën pacientit, kërkon ekzaminime të tjera laboratorike, do ta gjejë derën e laboratorit të spitalit rajonal ose bashkiak, të mbyllur. Koncensionari, me bekimin e Kryeministrit të pangopur shqiptar, kaq ofron për rastet e urgjencave. Në situata të tilla, mjekët e urgjencave janë orientuar nga shefat e tyre t’i nisin pacientët në QSUT, në Tiranë.

Pra skenari është ky: për aksidente, raste të rënda apo sëmundje të papritura, për çdo lloj urgjence mjekësore në gjithë Shqipërinë, shqiptarët do të jenë në mëshirë të fatit për një palë analiza që spitali pritës nuk i ofron dot. Nëse janë me fat, urgjencat do të mbërrijnë deri në Tiranë, në të kundërt…

Të gjendur përballë një realiteti të tillë, mjekët e urgjencës kanë nënshkruar një peticion dhe i kanë kërkuar takim Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por natyrisht nuk janë pritur. Si rrjedhojë, përtej propagandës, nëpër spitalet e qyteteve te tjera ka kaos. Askush nuk di të japë përgjigje, ndërkohë që stafet e laboratorëve të mëparshëm e kanë nisur vitin me njoftimin për shkurtimin e vendeve të punës.

Qeveria nuk po tregon mëshirë as me atë çfarë duhet të ishte më e shtrenjta: jeta. Tmerri është vetëm në fillimet e tij dhe nuk i duket fundi./ Pamfleti 

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kronike

SPAK mega-operacion për arrestimin e “bosëve të krimit”, goditen 8 grupe kriminale në vend; 18 persona përfundojnë në pranga

19/05/2022, 13:44
Editorial

Foton e Berishës e gjetëm në rrugë pranë Sheratonit

19/05/2022, 13:31
Plaku i Foltores mendon se te Gjykata e Apelit janë akoma mamaja e Rudinës, Gjini dhe Alaudini
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Plaku i Foltores mendon se te Gjykata e Apelit janë akoma mamaja e Rudinës, Gjini dhe Alaudini

19/05/2022, 13:27
Dështimi i madh i SPAK: asnjë hetim me kryenisje
Anti-Mafia

Dështimi i madh i SPAK: asnjë hetim me kryenisje

19/05/2022, 12:46
Foto ilustruese
Kryesore

Deputetët injorojnë “foltoren”, 25 emra i bashkohen mbledhjes së thirrur nga Alibeaj; zbulohet 4 hapat për presidentin e ri

19/05/2022, 12:39
A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!
Kryesore

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

19/05/2022, 12:03
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
‘Trekëndëshi i Bermudës bën teatër’, Basha nga Korça sulmon Ramën: Ka marrë çarterin privat, i ka kushtuar 120 mijë euro

‘Trekëndëshi i Bermudës bën teatër’, Basha nga Korça sulmon Ramën: Ka marrë çarterin privat, i ka kushtuar 120 mijë euro

Bardhi i përgjigjet Berishës: Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal!

Bardhi i përgjigjet Berishës: Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal!

Lajmi i Dites

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

A mund të imponojë opozita zgjedhjen e një presidenti jo socialist?!

19/05/2022, 12:03

Lajmet e fundit

E kritikoi ashpër, Rama kthen pllakën, elozhe SPAK-ut për megaoperacionin që vuri në pranga “bosët e krimit”

E kritikoi ashpër, Rama kthen “pllakën”, elozhe SPAK-ut për megaoperacionin që vuri në pranga “bosët e krimit”

19/05/2022, 15:20
'Presidenti'/ Alibeja i prerë: Nesër mblidhet PD bashkë me Rithemelimin, por pa Berishën

‘Presidenti’/ Alibeaj i prerë: Nesër mblidhet PD bashkë me Rithemelimin, por pa Berishën

19/05/2022, 15:19
PE votoi raportin e Santos, Balla: Historike, Parlamenti i kërkoi Këshillit nisjen e bisedimeve me Shqipërinë

PE votoi raportin e Santos, Balla: Historike, Parlamenti i kërkoi Këshillit nisjen e bisedimeve me Shqipërinë

19/05/2022, 15:16
Presidenti, negociatat para kamerave si rekord guinness!

Presidenti, negociatat para kamerave si rekord guinness!

19/05/2022, 15:08

Charles Michel inkurajon krijimin e “Bashkësisë gjeopolitike evropiane”, përfshihet edhe Shqipëria

19/05/2022, 14:51

Integrimi në BE/ PE miraton rezolutën, kërkon mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë

19/05/2022, 14:51
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Shqipëria është vend i vogël, por me ego të madhe dhe nuk ka luks që Presidenti/ja e ardhshme të jetë një kandidat që kënaq vetëm katundin tonë të madh. Duhet një kryetar shteti që të qëndrojë mbi palët në Shqipëri dhe të jetë palë serioze dhe pëlqyeshme për jashtë vendit. Shumica këtë radhë dhe në fakt vetë Kryeministri do të gjykohet jo pse zgjodhi vetëm Presidentin, por për cilësinë e zgjedhjes.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #presidenti #negociata  #shqiperia #kryeministri
  • Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një mega-peracion për shkatërrimin e grupeve më të mëdha kriminale në vend. Operacioni është zhvilluar në disa qytete të vendit, ku janë shpallur në kërkim dhe janë arrestuar disa persona të përfshirë në trafiqe vrasje, grabitje dhe vepra të rënda kriminale.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #spak #gledisnano
  • Kur e gjetëm foton e Berishës ‘ndë dhè’ mes mbetjeve te Sheratoni, më erdhi në mendje ngjarja e tmerrshme; maj ishte edhe atëherë. Nuk më erdhi në mendje aspak ajo që thonë se ‘…dhe vjen një ditë e i lave haqet, o Sali’. Më erdhi ideja e kohës dhe e kthimit. Sigurisht koha nuk kthehet kurrë pas. Por edhe këtu shkencëtarët që po e kërkojnë ‘fenomenin e pamundur’, kanë lënë një shteg: Koha kthehet si një segment ca sekonda, ose si një ëndërr ku shikohet e ardhmja’, po thonë.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti  #frrokçupi #foto #saliberisha #sheraton

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In