alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Konferenca e klimës: Konflikti për financimin e projekteve

02/11/2021, 13:45
ne Bota
A A
Konferenca e klimës: Konflikti për financimin e projekteve

Konferenca e klimës: Konflikti për financimin e projekteve

-Lexo edhe:

Kundërshtoi aplikimet nordike në NATO, Biden mesazh Erdogan: Jam i bindur se konsensusi do të arrihet

Merret vendimi, Finlanda dhe Suedia dorëzojnë të mërkurën aplikimin në NATO

Bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për mbrojtjen e klimës. Konferenca e OKB-së për klimën duhet të gjejë rregulla për veprim. Por a mund të presin projektet për ruajtjen e klimës?

Është në fakt një projekt i arsyeshëm: Me ndihmën gjermane, në Ruandë po instalohen furra të ndryshme ekologjike. 90.000 prej tyre janë tashmë në funksion në fshatra, e plani është që të ndërtohen edhe 40.000 furra të reja në vit.


Furrat e reja kanë një efekt të dyfishtë pozitiv: Prerja dhe djegia masive e drunjvenë rajon është reduktuar shumë. Njëkohësisht zvogëlohet ndjeshëm edhe ndotja e ajrit në kasolle.

Dhe: Rreth 270.000 ton gazra serë shmangen çdo vit. Furrat kushtojnë rreth 100 euro secila – paratë për to vijnë nga Gjermania. Paratë mblidhen nga organizata “Atmosfair” – për shembull, nga kompani dhe individë privatë që duan të kompensojnë emetimet e gazrave serë që i bëjnë vet përmes trafikut ajror.

Fjala kyçe “Neni 6”

Fjala kyçe për këtë është “Neni 6”. Pse? Kur filloi zbatimi i Marrëveshjes së Parisit për klimën në vitin 2015, të gjitha rreth 190 shtetet e Kombeve të Bashkuara u obliguan që të realizojnë qëllimet e tyre ndaj klimës. Fakti që të gjitha shtetet tani duhet të reduktojnë çlirimin e gazrave serë është parashikuar edhe me Marrëveshjen e Kiotos, e cila ishte në fuqi deri në vitin 2020. Kjo Marrëveshje parashikonte që vetëm 38 vendet më të pasura në botë të reduktonin gazrat e dëmshme. Me të drejtë, sepse vendet e industrializuara ishin dhe janë ato, të cilat mbajnë më së shumti përgjegjësi për ndryshimet e klimës. Projektet si ato në Ruandë lindën në përputhje me logjikën e Kiotos: Vendet e pasura japin para dhe financojnë projekte domethënëse në jugun e varfër. Në këmbim, ata kanë ndjenjën se po bëjnë diçka për përmirësimin e mëkateve të veta.

Por gjërat kanë ndryshuar me Marrëveshjen e Parisit. Tani të gjitha shtetet janë të obliguara të mbrojnë klimën, secili vend në mënyrën e vet. Me shumë eufori, në kryeqytetin francez u vendos që ngrohja globale të mos rritet më shumë se dy gradë, madje edhe më mirë do të ishte vetëm 1,5 gradë. Deri këtu mirë. Por çfarë nuk u vendos në Paris dhe nuk u rregullua më pas në takimet për klimën? Si dhe, mbi të gjitha, kujt do t’i besohen në të ardhmen projekte si ai i Ruandës? A do të paguhen paratë në llogaritë gjermane apo ruandeze? Kush mund të financojë cilat projekte në të ardhmen? Ky problem duhet të trajtohet në “Nenin 6”. Por problemi ende nuk është zgjidhur.

Atmosfair: Pa unitet do të ndërpriten edhe projektet

Nëse nuk ka një sqarim konkret për këto dilema në konferencën për klimën në Glasgow, e ardhmja do të jetë e zezë, mendon drejtori menaxhues i “Atmosfair”, Dietrich Brockhagen, në një deklaratë për DW-në. “Ne ndërtojmë impiante të reja për prodhimin e energjive të rinovueshme çdo ditë. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për para dhe ne e marrim ato nga klientët tanë përmes kompensimit vullnetar të CO2. Prandaj, ne kemi nevojë për rezultate konkrete lidhur me Nenin 6 për të reduktuar CO2. Reduktimet mund t’i atribuohen Atmosfair. Ndryshe do të na duhej t’i jepnim fund këtyre projekteve të kompensimit”. Pra kreditimi duhet të bëhet edhe më tej nga Gjermania. Ruanda nuk ka kapacitetet për këtë.

Dhe pikërisht këtu qëndron thelbi i çështjes: Disa vende, si Brazili, duan të financojnë projekte të tilla në vendin e tyre në të ardhmen. Nëse nuk zhvillohen rregulla të qarta në Glasgow, ekziston rreziku i një “Sistemi të perëndimit të egër”, frikësohet David Ryfisch, ekspert i klimës për grupin gjerman të mjedisit Germanwatch, në një intervistë për DW. Prandaj Ryfisch kërkon transparencë mbi të gjitha: duhet të jenë ende të mundshme vetëm projekte që kanë një efekt shtesë klimatik në vendet e varfra.

Qëllimet dhe projektet nuk duhet të përzihen

Vendet e varfra shpesh kanë synime shumë të thjeshta klimatike, si për shembull, zgjerimi i energjive të rinovueshme. Një projekt si ai në Ruandë do të përfaqësonte një arritje shtesë atje. Ryfisch është i bindur se “Neni 6 mund të luajë patjetër një rol pozitiv në mbrojtjen e klimës, nëse kjo do të thotë se teknologjitë futen në vendet në zhvillim që përndryshe nuk janë ende gati për konkurrencë”.

Një vend i pasur si Gjermania do të kishte mundësi të bënte më shumë për klimën. Por mbetet kontestuese nëse të gjitha shtetet janë dakord me këtë. Shumë vende duan të heshtin përgjegjësinë e tyre për dëmtimin e klimës. “Ne në Germanwatch jemi shumë të shqetësuar me faktin se gjërat nuk po formulohen saktësisht në marrëveshje.” Në Marrëveshjen e Parisit thuhet se të gjitha shtetet duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e klimës, përmes objektivave të tyre të reduktimit. Por nuk parashikohen edhe masat konkrete në këtë drejtim.

Greenpeace: Nuk kemi nevojë për një treg global

Kjo është arsyeja pse ekspertja e klimës nga Greenpeace Gjermani, Lisa Göldner, mendon se Neni 6 nuk mund të zgjidhë problemet nëse nuk formulohet si duhet. Göldner thotë për DW se bashkëpunimi ndërkombëtar është tepër i rëndësishëm për të arritur objektivin për ngrohjen prej jo më shumë se 1,5 gradë Celcius.

“Shtetet duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer krizën klimatike. Vendet e pasura duhet të mbështesin ato më të varfrat me ndihma financiare për klimën. Ka nevojë edhe për një shkëmbim teknologjish dhe të njohurive. Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë sukses dalja e shpejtë nga përdorimi i qymyrit, naftës dhe gazit dhe riorientimi drejt energjisë më miqësore ndaj klimës. Por ne megjithatë nuk kemi nevojë për një treg global të karbonit.”

Rregullat në Nenin 6 u shpikën për të mbështetur jugun e varfër me para shtesë nga veriu, e jo për të kompensuar objektivat përkatëse klimatike që secili vend duhet të përmbushë vetë, analizon Göldner. “Kompensimet nuk do të thonë asgjë tjetër veçse që ndotësit e mëdhenj të paguajnë që dikush tjetër të reduktojë gazrat që lirohen në ajër. Ndërkohë që ata vazhdojnë me ndotjen, ndaj kjo është vetëm hipokrizi.”

Eksperti i klimës së Germanwatch, David Ryfisch ende shpreson se do të arrihet një marrëveshje në Glasgow për çështjen e vështirë të kreditimit të projekteve. Vitet e fundit, debati rreth Nenit 6 të Marrëveshjes së Parisit ka vuajtur nga fakti se ishte bërë shumë pak punë përgatitore për një zgjidhje koherente në prag të takimit vjetor të klimës. Por kjo është tani ndryshe nën presidencën britanike të konferencës për klimën në Glasgow. Nëse Ryfisch ka të drejtë, mbetet për t’u parë më 12 nëntor, kur konferenca e klimës në Glasgow të përfundojë me një marrëveshje të re. Apo me dështimin e saj./DW

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kundërshtoi aplikimet nordike në NATO, Biden mesazh Erdogan: Jam i bindur se konsensusi do të arrihet
Bota

Kundërshtoi aplikimet nordike në NATO, Biden mesazh Erdogan: Jam i bindur se konsensusi do të arrihet

17/05/2022, 18:37
Merret vendimi, Finlanda dhe Suedia dorëzojnë të mërkurën aplikimin në NATO
Bota

Merret vendimi, Finlanda dhe Suedia dorëzojnë të mërkurën aplikimin në NATO

17/05/2022, 18:24
E pezulluan, Lavrov: Rusia tërhiqet përfundimisht nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik
Bota

E pezulluan, Lavrov: Rusia tërhiqet përfundimisht nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

17/05/2022, 18:16
CoolCola jo Coca-Cola! Rusët si në Luftën e Ftohtë, “shmangin” mallrat kapitaliste; i kthejnë sytë nga produktet vendase
Bota

CoolCola jo Coca-Cola/ “Eksodi” i markave Perëndimore; Rusët si në Luftën e Ftohtë, zëvendësojnë mallrat “kapitaliste” me produkte vendase

17/05/2022, 16:56
Anëtarësimi në NATO dhe kërcënimi rus, Scholz: Gjermania do të intensifikojë bashkëpunimin ushtarak me Finlandën dhe Suedinë
Bota

Anëtarësimi në NATO dhe kërcënimi rus, Scholz: Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin ushtarak me Finlandën dhe Suedinë

17/05/2022, 16:33
Bota

Parlamenti i Finlandës ndez dritën jeshile, miraton kërkesën për tu anëtarësuar në NATO

17/05/2022, 16:32
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Abuzuan dhe shantazhuan me video intime të miturën, dënohen me 26 vite burg roja i shkollës dhe 3 të rinjtë

Abuzuan dhe shantazhuan me video intime të miturën, dënohen me 26 vite burg roja i shkollës dhe 3 të rinjtë

Analiza e DW: Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë

Analiza e DW: Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë

Lajmi i Dites

Të panjohurat e hidhura të Skavicës, a i ka mashtruar Rama amerikanët?!

Të panjohurat e hidhura të Skavicës, a i ka mashtruar Rama amerikanët?!

17/05/2022, 11:50

Lajmet e fundit

“Mesazh si ai nuk më kanë nisur as femrat”, Ceferin ‘turpëron' Murinjon pak ditë para finales së Conference League

“Mesazh si ai nuk më kanë nisur as femrat”, Ceferin ‘turpëron’ Murinjon pak ditë para finales së Conference League

17/05/2022, 19:07

Negociata me dyer të hapura për presidentin, Alibeaj: Çdo bisedë me PS në prani të medias, u japim fund kulisave

17/05/2022, 18:51
"Presidenti"/ Balla sfidon Alibeajn: Propozoni një emër, 20 firma duhen!

“Presidenti”/ Balla sfidon Alibeajn: Propozoni një emër, 20 firma duhen!

17/05/2022, 18:47

Zgjedhja e presidentit të ri, Alibeaj takohet me Ballën

17/05/2022, 18:38
Kundërshtoi aplikimet nordike në NATO, Biden mesazh Erdogan: Jam i bindur se konsensusi do të arrihet

Kundërshtoi aplikimet nordike në NATO, Biden mesazh Erdogan: Jam i bindur se konsensusi do të arrihet

17/05/2022, 18:37
Merret vendimi, Finlanda dhe Suedia dorëzojnë të mërkurën aplikimin në NATO

Merret vendimi, Finlanda dhe Suedia dorëzojnë të mërkurën aplikimin në NATO

17/05/2022, 18:24
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Ish kryeprokurori tentoi ta paraqiste ambasadorin e SHBA si një “sekser” të rëndomte që kërkonte të shpëtonte nga gjykimi “Bankers Petrolium” dhe si diplomatin që kërkoi arrestimin e kryeparlamentarit Meta. E vërteta e konfliktit Llalla- Donald Lu ka qënë kërkesa që t’i dorëzohej dosja e skandalit “CEZ-DIA” Departamentit të Drejtësisë së SHBA dhe të hetohej trafiku i kokainës me Kolumbinë, që realizohej nga Agron Kuliçi 

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #adriatikllalla #ilirmeta #saliberisha #cez #dia #amerika #kokaine #kolumbia
  • Pesë vjet pas Çadrës, Edi Rama është ende në zyrën më të lartë të ekzekutivit, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe të vetmit aktorë të jashtëm të atij kompromisi që në atë moment u shprehën me pozitivitet dhe madje entuziazëm, Sali Berisha e Ilir Meta, sot venë kujën për “tradhtinë e 17 majit”.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #ilirmeta #saliberisha #lulzimbasha #pd #lsi
  • Frikë nga humbja?! Berisha sulmon relatoren që do të shqyrtojë çështjen e Statutit të PD-së

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #yurikim #saliberisha #pd #edirama #guvernatore#antiligjor

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In