Këtë fundjavë në Vlorë u mbajt konferencë shkencore mjekësore për trajtimin e kancerit të prostatës. Në konferencë morën pjesë tre profesorë të njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe mjekë nga Shqipëria dhe Kosova.
Është hera e dytë që një konference shkencore e këtij lloji mbahet në në Vlorë
Gjatë konferencës u prezentua përvoja amerikane të trajtimit fokal të kancerit të prostatës, e cila synohet të aplikohet edhe nga urologët nga Shqipëria dhe Kosova.
Ideator i kësaj konference në një mjedis mjekësh nga Shqipëria dhe Kosova, ishe Profesor Shpëtim Telegrafi i Departamentit të Urologjisë në shkollën mjekësore Grossman të Nju Jorkut.
Doktor Telegrafi që jeton e punon prej viteve nëntëdhjetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur të ndajë përvojën me kolegët shqiptarë së bashku me Profesorin amerikan Herbert Lepor, një emër i njohur i mjekësisë botërore në trajtimin e kancerit të prostatës, tek mbi pesë mijë pacientë, si dhe bashkëshorten e tij, urologen pediatre Helene Shapiro.
Ne synojmë që mbi të gjitha këto aktivitete të jenë konferenca pune ku njerëzit për aq kohë sa janë , 2 apo tre orë , të mësojnë diçka që nesër t`u shërbejë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Kualiteti i referimeve nga këta eminenca të mjekësisë botërore është shumëi i lartë, i padiskuteshëm, por ajo që më befason mua është si e pret audienca këtë dhe sa ajo është e gatshme t`i marrë, t`i përthithë këto informacione, ndër tjera thotë dr. Telegrafi.
Ndërsa Profesor Lepor flet thotë se 40 vitet e fundit, pasioni i tij ka qenë të shohë mënyra të reja për te përmirësuar testimet, kapjen në kohë dhe trajtimin e kancerit të prostatës.
Kanceri i prostatës është numri dy për vdekjet kanceroze në Amerikë dhe jam i sigurtë, thotë më tej zoti Lepor, që është e njëjta gjë edhe në Shqipëri.
“Arritja më e madhe në trajtimin e kancerit të prostatës është terapia fokale. Kjo terapi fokusohet në trajtimin e pjesës së prostatës të infektuar nga kanceri duke eliminuar nevojën për të bërë prostaktomi radikale (heqje të prostatës) ose trajtim me rreze. Aktualisht terapia fokale nuk ofrohet në Shqipëri apo Kosovë. Unë shpresoj që të kem frymëzuar koleget e mi të bëhen pjesë e udhëtimit tim dhe të inkurajoj kolegët e mi të konsiderojnë këte metodë të re për të trajtuar kancerin e prostatës”, thotë zoti Lepor.
Edhe doktor Telegrafi e vlerëson mjekimin fokal të kancerit të prostatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikëas si një përvojë që mund të shtrihet edhe në Shqipëri.
Kryetari i shoqatës së urologëve të Kosovës Doktor Bujar Frangu thotë se konferenca të tilla janë mjaft të dobishme për marrjen e informacionit shkencor.
Sipas tij edhe me Shoqatën shqiptare të Urologëve që drejtohet nga doktor Arian Galiqi synohet të shkohet drejt bashkëpunimeve të qëndrueshme me qëndrim të specializantëve në klinikat reciproke dhe në operacione të përbashkëta kirurgjikale.
Konferenca shkencore në Vlorë u mbështet nga disa kompani farmaceutike në fushën e urologjisë, një hap që vlerësohet nga rrethet profesionale të mjekëve si një mundësi që biznesi i jep shkëmbimit të mendimit shkencor.