Aktualitet10 Tetor 2022, 21:26

Konfirmohet largimi, e hëna nuk e gjen Sokol Ballën në “Top Channel”

Shkruar nga Pamfleti
Konfirmohet largimi, e hëna nuk e gjen Sokol Ballën në “Top

Konfirmohen zërat për largimin e gazetarit Sokol Balla nga Top Channel. Emisioni i tij transmetohej çdo të hënë në orën 21.00, por sot nuk ka ndodhur kështu.

Televizioni po transmeton një film duke konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me gazetarin. Të enjten ishte vetë Balla që e paralajmëroi një gjë të tillë.

Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë, se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër, unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki asgjëkundi tjetër pasi e konsideroj Topin si shtëpinë time. Sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë dy palëshe, nëse një palë nuk do tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë”, tha Balla.

Aktualitet Balla sokol tyop channel