Aktualitet27 Mars 2019, 21:37

“Konflikte për pazare të pambyllura”, gazetari zbulon veprimet e vrasësve të Kurtit

Shkruar nga Pamfleti
“Konflikte për pazare të pambyllura”, gazetari zbulon

"Konflikte për pazare të pambyllura", gazetari zbulon veprimet e vrasësve të Kurtit

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno ka folur mbi lidhjen e autorëve të dyshuar për vrasjes e Jurgen Kurtit me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ata janë zbuluar për shkak se kanë ndaluar pranë vendngjarjes për të ndërruar targën e automjetit.

Nga pamjet filmike përpara ngjarjes rezulton se Alesio, Olsi dhe Klodian kanë qenë bashkë në zonë para se të vritej Jurgen Kurti. Kanë ndjekur veprimet e viktimës me të njëjtin automjet që ja kanë shitur Klodian Bames.

Audi ka qendruar diku në një rrugicë pranë zonës ku është bërë vrasja dhe Klodian Bane ka zbritur dhe ka ndërruar targën e makinës me të cilën ata kanë lëvizur.

Nga ndryshimi i targave është krijuar bindja që këta persona janë autorë të ngjarjes.

Duke qenë se Alesio Berberi është tregtar makinash dhe dyshimet janë se duke qenë se Jurgen Kurti është përdorues i makinave të shtrenjta, ata mund të kenë pasur konflikte lidhur mbi pazare të pambyllura”, tha Qyno.

Aktualitet