Kronike 8 Shtator 2019, 11:36

Konfliktet banale në Shqipëri degjenerojnë deri në përdorimin e armëve, plagoset 48-vjeçari në Korçë, në kërkim auto

Shkruar nga Pamfleti

Konfliktet banale në Shqipëri degjenerojnë deri në përdorimin e armëve, plagoset 48-vjeçari në Korçë, në kërkim autori

Plagosjet me armë zjarri për motive banale në Shqipëri ndodhin rëndom. Dy persona në qytetin e Korçës pas një debati mes tyre kanë përdorur armët e zjarrit, ku për pasojë vetëm njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.H 48 vjeç banor i qytetit të Korçës, i cili ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Autori është një 28-vjeçar i identifikuar me iniciale J.H. ky i fundit është shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së mbëtur në tentativë.

Njoftimi i Policisë Korçë:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku për motive të dobëta u plagos me armë zjarri një 48-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur, identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit J.H, 28 vjeç.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.6, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin I.H, 48 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë, po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar J.H.

codramol
smile

Kronike armembjatje Korçë Plagosje sherr banal