
Mundësia e përfshirjes së SHBA-së në një konflikt bërthamor me Korenë e Veriut është rritur së tepërmi në 5 vitet e fundit.
Admirali në pension i Marinës, Mike Mullen, i cili shërbeu si kryetar i Shefit të Shtabit të Përbashkët nga viti 2007 deri në 2011, vlerëson se mundësia e një konflikti bërthamor me kombin e Azisë Lindore, sot është “më e mundshme se sa ishte pesë vjet më parë”.
“Pra, kërkimi dhe zhvillimi i Kim Jong Un po ecën përpara. Pra, ka më shumë gjasa që ai të ketë aftësinë (të bëjë diçka të tillë). Mirëpo, në fund, varet nga ajo nëse “do ta përdorë ndonjëherë?”. Unë thjesht nuk e di përgjigjen për këtë. Pra, në këtë drejtim, ne jemi në një pozicion më të rrezikshëm tani sesa ishim pesë vjet më parë”- tha ish-zyrtari ushtarak në emisionin “This Week”, në ABCnews.
Koreja e Veriut kreu testin e saj të shtatë të armëve në dy javë të dielën, duke lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në lindje, ndërsa SHBA dhe Koreja e Jugut kryen një stërvitje të përbashkët ushtarake.
Shkalla e testimit të armëve të kombit aziatik ka arritur një nivel të lartë të të gjitha kohërave vitin e kaluar, pas një periudhe të shkurtër kur u ngadalësua. Më herët gjatë javës, Pheniani lëshoi një raketë mbi Japoninë fqinje gjatë një prove, duke nxitur një alarm nga qeveria japoneze për qytetarët që të strehohen.