Aktualitet23 Maj 2022, 19:29

Konflikti me Greqinë për kufirin detar, Shqipëria kontrakton kompani britanike për gjyqin në Hagë

Shkruar nga Pamfleti
Konflikti me Greqinë për kufirin detar, Shqipëria kontrakton

Shqipëria ka kontraktuar një kompani britanike për t’u përfaqësuar në Hagë përballë Greqisë lidhur me çështjen e kufirit detar.

Kështu tha Artur Meçollari, ish-anëtar i grupit negociator për kufirin detar në “Euroneës Albania”.

Ish-ushtaraku tregoi se kompania londineze “Omnia Strategy” e kontraktuar nga Ministria e Jashtme në korrik të 2021, ka arritur në konkluzionin se Shqipëria rrezikon të humbasë vijën e drejtë bazë, që do të thotë sipërfaqe detare e humbur.

Kjo pasi, sipas tij Shqipëria nuk duhet të kishte shkuar pa kushte përballë Greqisë në një gjykatë ndërkombëtare.

“Çfarë do prodhohet pas kontratës përbëjnë sekret, pasi do të japin teknika dhe taktika që do të përdorim në Gjykatë. Edhe kjo kompani ka arritur në një konkluzion, që jemi nxituar që vendosëm të shkojmë në Hagë pa kushte. Duhet të kishin vendosur kushte. Duhet të çonim vetëm çështje që nuk i kishim zgjidhur”, tha Meçollari.

Aktualitet Deti Greqi Hagë