Aktualitet31 Janar 2023, 14:20

Konflikti mes policëve në ish-Bllok, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Kemi nisur hetimet

Shkruar nga Pamfleti
Konflikti mes policëve në ish-Bllok, Agjencia e Mbikëqyrjes

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka reaguar për konfliktin mes punonjësve te policisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në zonën e ish-bllokut pranë njësisë bashkiake nr 5.

Punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Rigers Iljazi, së bashku me vëllanë Marjus Iljazi janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska.

Të pranishëm ne konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi, konflikti mes tyre ka agravuar dhe të dy palët kanë kërcënuar me armën e shërbimit. Pas marrjes se njoftimit, ata janë çuar në komisariatin nr. 2 dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore po kryen hetimin.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurori materialet proceduriale në gjendje të lirë në ngarkim të 2 punonjësve të Policisë dhe 1 shtetasi, konkretisht:

– R.I., 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje”;

– V.L. 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje”;

– M.I. 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, R.I., edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë.”-thuhet në njoftim.

Aktualitet #Agjencia e Mbikëqyrjes Policore #Konflikti mes policëve në ish-Bllok