Aktualitet21 Prill 2022, 22:36

Konflikti në PD dhe hetimi i pushtetarëve të korruptuar, zyrtarja e lartë e DASH vjen në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Konflikti në PD dhe hetimi i pushtetarëve të korruptuar, zyrtarja

Teksa klima politike në vend është tensionuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një ofensivë kundër amerikanëve, këta të fundit kanë vendosur të marrin situatët nën kontroll.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka njoftuar se javën e ardhshme vendin tonë do ta vizitojë zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried.

Donfried është më e lartë se i dërguari për Ballkanin Gabriel Escobar dhe pritet që të japë mesazhe shumë të fuqishme, sidomos për luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta.

“Më 28 prill ajo do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, shkruan DASH.

Tirana #Karen Donfried DASH SHBA