
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës, për të cilën tha se u iniciua nga “Putini i vogël i Beogradit”, Aleksandër Vuçiç. Ashtu si Ilir Meta, edhe ai e ka shfaqur veten si sovranist.
“Të dashur miq, situata konfliktuale në Veri të Kosovës e krijuar nga Putini i Vogël i Beogradit, Aleksandër Vuçiç, i cili kërcënoi me përgjigje vdeksore dhe konflikt qeverinë e Kosovës dhe NATO-n, në rast se do të zbatoheshin marrëveshjet e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet serbe në Kosovë”, tha ai.
Berisha në postimin e tij e quajti kryeministrin Edi Rama tradhtar, pasi sipas tij Rama në deklaratën e dhënë justifikoi konfliktin si jo të nxitur nga Vuçiç, për më tepë ai tha Rama tashmë është rreshtuar në krah të Serbisë dhe Putinit.
“Me një deklarate të tillë Edi Rama, duke vlerësuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave të Kremlinit për de stabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve të padronit të tij Vuçiç për përgjigje vdeksore ndaj Kosovës dhe kërcënimit për konflikt ndaj perëndimit në rast se qeveria e Kosovës do të zbatonte marrëveshjen për reciprocitet, ai i del haptas në mbrojtje politikes luftënxitëse të Putinit dhe Vuçiçit. Me ketë deklarate ky tradhtarë inkurajon konfliktin në Kosove dhe, njëlloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç për zbatimin e sanksioneve te BE ndaj Rusisë”, tha Berisha.
Berisha gjithashtu në postimin e tij shprehu mbështetjen e tij ndaj qeverise së Kosovës dhe përshëndeti qëndrimin e NATO-s, BE dhe SHBA-së, lidhur me ngjarjen.
“Me këtë rast, duke mbështetur plotësisht qeverinë e Kosovës, qëndrimin e NATO-s, BE dhe SHBA dënoj me forcën më të madhe provokacionet e ulëta të serbomadhit Vuçiç dhe qëndrimet e deklaratat e argatit të tij, tradhtarit të kombit shqiptar Edi Rama”, përfundoi Berisha.