Bota23 Korrik 2022, 10:46

Kongresi amerikan i bën presion Biden: Sanksiononi Rusinë si shtet që sponsorizon terrorizmin

Shkruar nga Pamfleti
Kongresi amerikan i bën presion Biden: Sanksiononi Rusinë si shtet

Gjithashtu, përcaktimi i Rusisë si një shtet sponsorizues i terrorizmit do të shkaktonte sanksione “dytësore” që SHBA-të do të duhej t’i zbatonin ndaj individëve dhe vendeve jashtë SHBA-së që bëjnë biznes me Rusinë. Një përcaktim i tillë mund të komplikojë përpjekjet për të mbajtur të bashkuar një koalicion të gjerë vendesh që po i bëjnë trysni Rusisë për të ndalur agresionin e saj në Ukrainë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, i ka komunikuar Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, se nëse qeveria nuk ushtron fuqi ndaj Rusisë, ligjvënësit do të duhet ta bëjnë këtë vetë.

Edhe pse Rusia tashmë është sanksionuar rreptësisht nga SHBA-ja, përcaktimi si shtet sponsorizues i terrorizmit ka bërë që të rritet trysnia e shtimit të sanksioneve.

Përveç kësaj, përcaktimi do të heqë imunitetin e një vendi sovran të Rusisë në SHBA, duke hapur dyert për amerikanët e dëmtuar nga lufta në Ukrainë të ngrenë padi civile kundër qeverisë ruse në gjykatat amerikane.

Kryetarja Pelosi është ligjvënësja më e lartë që ka mbrojtur idenë që administrata të marrë masa, por ajo nuk është e para. Në fillim të këtij muaji, senatorët Lindsey Graham, një republikan, dhe Richard Blumenthal, një demokrat, udhëtuan në Kiev për ti dhënë shtytje legjislacionit që ata prezantuan në maj e që kërkonte përcaktimin zyrtar të Rusisë si shtet që sponsorizon terrorizmin.

Administrata Biden është shfaqur ngurruese për ta ndërmarrë këtë hap. Në të kaluarën, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se regjimi ekzistues i sanksioneve është i mjaftueshëm për të arritur qëllimet e administratës.

Gjithashtu, përcaktimi i Rusisë si një shtet sponsorizues i terrorizmit do të shkaktonte sanksione “dytësore” që SHBA-të do të duhej t’i zbatonin ndaj individëve dhe vendeve jashtë SHBA-së që bëjnë biznes me Rusinë. Një përcaktim i tillë mund të komplikojë përpjekjet për të mbajtur të bashkuar një koalicion të gjerë vendesh që po i bëjnë trysni Rusisë për të ndalur agresionin e saj në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara aktualisht konsiderojnë katër vende si sponsorizues shtetërorë të terrorizmit: Kubën, Iranin, Korenë e Veriut dhe Sirinë. Në të kaluarën, lista përfshinte Irakun, Libinë, Jemenin e Jugut dhe Sudanin, por këto vende qysh atëherë janë hequr nga lista.

Shtimi i Rusisë në listë do të ishte një largim domethënës nga praktikat e kaluara dhe do të krijonte një precedent të ri.

Kjo kërkese vjen ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet fundit të muajit të saj të pestë dhe sulmet ruse ndaj objekteve civile raportohen pothuajse çdo ditë, gjë e cila ka sjellë rritjen e trysnisë mbi administratën Biden për të përcaktuar zyrtarisht Rusinë si një shtet që sponsorizon terrorizmin. /Politico

Bota #Sanksione ndaj rusise #sponsorizim terrorizmi SHBA