Kosova18 Nëntor 2022, 09:22

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres do ta vizitojë Kosovën këtë javë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas një takimi që e pati me të.

“Biseduam dhe për aspiratat e popullit të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-ve në këtë rrugëtim. Si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe nevojave të Republikës sonë, Kongresmeni Torres ofroi mbështetje të parezervë. E falënderova për gjithë kontributin e dhënë në Kongres”, ka shkruar Abdixhiku në Faceboo.

“Në veçanti, populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës për angazhimin e pandalshëm të tij drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve dhe nevojës për vënie të drejtësisë nga lufta e fundit në vend”, ka thënë ai.

Prishtine

Kosova