Kosova 8 Dhjetor 2022, 22:14

·

Shkruar nga Pamfleti
·

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, ka thënë se ka adhur edhe një aneks për t’u zbatuar plani franko-gjerman

Ai ka thënë se nuk do të ketë shumë ndrysime nga plani që i prezantuar Kosovës.

Opinioni kosovar nuk di detaje për këtë plan, pos asaj që është raportuar në media.

“Në aneks mund të thuhet se ka diçka që nuk e përmban pjesa politike, por kryesisht hallkat sipas rendit të tyre se si do të zbatohen parimet e tyre, si përshembull tek neni 2 që është sovraniteti, si do të realizohet njohja e sovranitetit, si e mendojnë organizimin e të drejtave të serbëve të Kosovës e të gjitha këto”, është shprehur Konjufca në TV Dukagjini.

Po ashtu Konjufca ka thënë se  nuk ka draft-status të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbë.

“Nuk ka draft-status të asociacionit. Por është një fjali që thotë se marrëveshjet e deritanishme, palët e dijnë që kanë obligime për to”.

“S’ka arsye që të shqetësohemi për këtë. Kosova është shtet i pavarur dhe e kanë njohur superfuqitë e botës demokratike që do të na ndihmojnë deri në fund që ne në arenën ndërkombëtare, shtetësinë tonë ta bëjmë fakt të kryer”, ka deklaruar i pari i Kuvendit.

Prishtine

Kosova