
Ura e Krimesë që dikur konsiderohej “e pamundur për t’u sulmuar” për shkak të sigurisë së lartë dhe sistemeve të fuqishme të mbrojtjes aktualisht është djegur dhe po shkërmoqet në det.
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, një zjarr masiv shpërtheu në urën e Kerchit, që lidh Rusinë me territorin e saj të aneksuar të Krimesë, ndërsa shkatërrimi i urës është një goditje e madhe, si simbolikisht ashtu edhe taktikisht, pasi është rruga kryesore që përdoret për të furnizuar ushtarët rusë në vijat e frontit në Ukrainën jugore.
Mes shqetësimeve se Ukraina mund të kryente një goditje taktike në pistën strategjike, miqtë propagandues të Putinit ndanë një raport duke pretenduar se ishte e pathyeshme, apo edhe e pamundur për t’u sulmuar.
Duke iu referuar raporteve, anëtarja e Institutit New Lines, Elizabeth Tsurkove shkroi sot në Twitter: Vetëm 3 muaj më parë, propaganda ruse po pretendonte se ura e Krimesë ishte e pamundur të sulmohej për shkak të 20 mënyrave të ndryshme të mbrojtjes, çfarë dështimi kolosal”.
Ndërkohë Rusia ka rritur sigurinë në urën që e lidh me Krimenë, pasi një shpërthimit të disa pjesëve të saj.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë të vendit (FSB) të mbikëqyrë lidhësin kyç me gadishullin e aneksuar në vitin 2014, shkruan BBC.
Zyrtarët thanë se puna për rregullimin e pjesëve të dëmtuara do të fillojë menjëherë.
Autoritetet ruse lëvizën me shpejtësi për të rihapur ato pjesë të urës ende të paprekura dhe deklaruan se ura është rihapur pjesërisht për trafikun rrugor dhe hekurudhor.
Zëvendëskryeministri rus urdhëroi që pjesët e shkatërruara të urës të hiqen dhe tha se të dielën do të fillojnë hetimet.
51-vjeçari Makhir Yusobov, dyshohet se është drejtuesi i kamionit me eksploziv që, shpërtheu në orët e para të së shtunës në urën e Krimesë.
Ai punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda rajonit të Krasnodarit, në lindje të Krimesë. Sulmi vrau shoferin dhe një çift në një makinë që lëvizte pranë kamionit.