Aktualitet 5 Tetor 2022, 09:29

Konsultimet për datën e zgjedhjeve, Presidenti Begaj takon sot Enkelejd Alibeajn

Shkruar nga Pamfleti
Konsultimet për datën e zgjedhjeve, Presidenti Begaj takon sot

Ditën e sotme Presidenti Bajram Begaj do të vijojë konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të 2023-shit.

Begaj sot do të presë në Presidencë, Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkeledj Alibeaj.

Ndërsa konsultimet për datën e zgjedhjeve mbyllen të enjten, ku kreu i shtetit do të takojë Taulant Ballën nga PS-ja dhe Shpërtim Idrizin të PDIU-së.

Dje presidenti zhvilloi takime me krerët e partive të vogla opozitare që propozuan datën 14 maj për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Grupi i deputetëve që janë pjesë e grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim” , e kryesuar prej Fatmir Mediut ishin të fundit që ishin në zyrën e Begajt për datën e zgjedhjeve ditën e djeshme.

Kreu i shtetit u konsultua dhe me paraardhësin e tij, Ilir Meta, që është rikthyer pas 5 vitesh garave elekotrale, tashmë si kryetar i Partisë së Lirisë.

Bajram Begaj në zyrë priti edhe deputetin  demokrat, Oerd Bylykbashi, mbështetës i grupit të Sali Berishës.

Edhe pse Kuvendi mban një distancim nga ky grupin, duket se Bajram Begaj do të rri mbi të gjitha palët, duke e ftuar Bylykbashin në orët e mëngjesit për konsultim për datën e zgjedhjeve.

Në çdo rast, data e zgjedhjeve do të vendoset mes 15 prillit dhe 15 majit, siç e parashikon edhe Kushtetuta.

Megjithatë duket se partisë po shkon drejt të dielës së fundit të këtij afati, që është 14 maj.

Kryesore #Begaj Alibeaj data e zgjedhjeve