Bota15 Prill 2019, 19:23

Konsumonte kokainë me miqtë në hotel, arrestohet avokati

Shkruar nga Pamfleti
Konsumonte kokainë me miqtë në hotel, arrestohet avokati

Konsumonte kokainë me miqtë në hotel, arrestohet avokati

Një avokat ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikimit të kokainës. Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga ka rënë avokati Francesco Bizzarri, 51-vjeç.

Avokati ishte në qendër të një hetimi të koordinuar nga prokuroria, që zgjati më shumë se dy vjet. Gjatë muajve hetuesit kanë monitoruar lëvizjet ndërmjet Milanit (qytetit të banimit të avokatit) dhe kryeqytetit Euganean.

Në kryeqytet avokati Bizzarri merrte në dhomat e hoteleve mysafirë të ndryshëm, me të cilët konsumonte sasi të mëdha të kokainës.

Akuzat që rëndojnë mbi avokatin Bizzarri janë “posedimi i lëndës narkotike”, “vjedhje dhe krime ndaj personit”.

Rajoni avokati Kokainë