Një 28-vjeçar nga Erseka është zhdukur në mënyrë të mistershme, duke humbur kontaktet me familjarët e tij.
Mësohet se Sherif Mukaj, jetonte në fshatin Starje në bashkinë e Kolonjës. Denoncimin e kanë bërë familjarët e 28-vjeçarit të cilët thonë se kanë kontaktuar me të për herë të fundit në datën 1 nëntor.
Mukaj ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitetit dhe telefonin në shtëpi. Prindërit e tij jetonin prej vitesh në Amerikë, dhe pohojnë përpara policisë se prej disa ditësh nuk kanë folur me asnjë prej tyre.
Të alarmuar, ata janë nisur drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre, duke bërë dhe një denoncim në polici.
Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij, ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve. Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qënë në konflikt me njeri.