Aktualitet21 Tetor 2019, 21:56

Kopliku përlotet në emision: Rikthejeni Alvin Berishën në atdhe, po jeton në ferr!

Shkruar nga Pamfleti
Kopliku përlotet në emision: Rikthejeni Alvin Berishën në

Gazetari i l Le Iene, Taulant Kopliku. i cili ishte në kampin Al-Hol ku edhe u publikua historia e Alvin Berishës, vogëlushi i cili ka mbetur i bllokuar në kamp, tha se vendi atje ishte një ferr i vërtetë.

Kopliku më pas bëri edhe një thirrje për autoritetet që ta rikthejnë Berishën në atdhe me lotë ndër sy.

Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë ,ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit. Lidhjet me kampin janë të pamundura për të qenë periodike, Autoritetet e kampit nuk përgjigjen. Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi.

Në zonën rreth kampit ka pasur luftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të carë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit. Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë, Babai i Alvinit nuk u lejua të rrinte, paraqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq”, tha ai më tej.

Aktualitet