Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Korçës, më konkretisht në unazën e qytetit.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Raportohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit.
Mësohet se ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, por nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.