
Nuk kanë fund shpikjet në këtë botëror. Skuadra bëjnë gjithçka për të fituar, ndërsa shpikja e fundit nga vjen nga trajneri i Koresë së Jugut, Shin Tae-yong. Skuadra aziatike do të përballet në takimin e parë me Suedinë dhe ka përgatitur një taktikë mjaft të veçantë.
Ai tregoi se kishte ndryshuar numra te lojtarëve pëer të ngatërruar skautëtsuedez. “Për mendimin tim, kur europianët na shohin ne aziatikët, mendoj se nuk na dallojnë edhe aq qartë, kështu që kemi ndërruar shpesh numrat për të ngatërruar skuadrën suedeze.
I kemi ndërruar numrat mes njëri-tjetrit pasi nuk donim t’i tregonim kundërshtarit asgjë. Ki Sung-yeng dhe Son Heung-min janë të njohur besoj, por për lojtarët e tjerë mund të ndodhin ngatërresa. Për perëndimorët është e vështirë të dallojnë aziatikët dhe prandaj kemi zgjedhur këtë taktikë”, – u shpreh ai.