Politike 2 Shkurt 2023, 10:48

Korreshi “shpërthen” ndaj Ramës: Ku e keni atë palaço cirku, të vijë dhe të japë llogari!

Shkruar nga Pamfleti
Korreshi “shpërthen” ndaj Ramës: Ku e keni atë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi ka shpërthyer në akuza ndaj Kuvendit për procedurat që u ndoqën javën e kaluar me votimet në seancën plenare. Po ashtu nuk i kurseu sulmet ndaj Ramës.

 Ai tha se kryeministri duhet të ishte në seancë.

Kryetare, lidhur me procedurën që ndodhin këtu di që në Konferencën e Kryetarëve keni vendosur që votimi të jetë elektronik. Votimet e radhës së kaluar ishin të turpshme, me kartona apo letra higjienike. Duhet të anulohet votimet e javës së kaluar. Komisioni vendosi që përjashtonte5 deputetë, po pse jo të gjithë? Ne ishim të gjithë atje. Ku është ai palaço sot? Të vijë të na japë llogari për ato lekët që ka dhënë, ai meriton që të quhet palaço cirku”, tha ai.

Ndërkohë ka ndërhyrë kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila e ka cilësuar si të pavërtetë pretendimin e tij.

Thatë një të pavërtetë, është votuar gjithmonë sipas rregullores. Kështu është e vërteta dhe kështu ka ndodhur.”- u shpreh Nikolla.

Politike #Saimir Koreshi Kuvend PD