Politike 5 Nëntor 2022, 15:10

Korreshi tregon ndryshimin mes PD dhe PS: Ne jemi rebelë nga natyra, ata vihen në rresht dhe hanë dajak!

Shkruar nga Pamfleti
Korreshi tregon ndryshimin mes PD dhe PS: Ne jemi rebelë nga natyra, ata

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi është shprehur se ka dallime të thella mes deputetëve demokratë e socialistë dhe organizimit të brendshëm të dy partive.

“Ne jemi shumë më të pabindur, nuk vihemi kollaj në rresht. Për nga natyra jemi rebelë, kurse në PS ditën e votimit në rresht për një në orën 7:00, të kollarisur. Janë një ushtri elektorale. PD nuk e bën këtë, ne kemi njerëz të besuar që rrinë në qendrën e votimit, por patronazhistë nuk kemi. Nga ana karakteriale ndryshojmë shumë, ata vihen në rresht dhe hanë dajak.”, tha  deputeti në Mcn.

Korreshi shprehet se demokratët duhet të bashkohen që të arrijnë te fitorja dhe se PD duhet të ndryshojë qasjen në raport me kohën e zgjedhjes dhe shpalljes së kandidatëve.

“6 marsi na tregoi se të dyja palët duhet të bashkohemi, duhet të kemi parasysh se pjesa gri nuk na vjen kollaj. Këta vazhdojnë akoma të punojnë për të treguar kush është faktor. Unë e kam ngritur si shqetësim që PD bën gabim historik që në 45 ditët para zgjedhjeve nxjerr kandidatët. Duhet gjetur zgjidhja brenda vetes fillimisht.”, u shpreh ai.

Politike #korreshi PD PS