Aktualitet23 Shtator 2018, 13:30

Korrupsioni i bën ‘gropën’ një tjetër zyrtari të LSI, gjykata merr vendimin për ‘bandën’ e Hipote

Shkruar nga Pamfleti
Korrupsioni i bën ‘gropën’ një tjetër zyrtari

Korrupsioni i bën 'gropën' një tjetër zyrtari të LSI, gjykata merr vendimin për 'bandën' e Hipotekës së Shkodrës

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në burg zyrtarin e LSI, të akuzuar për korrupsion, si dhe bashkëpunëtorët e tij. Është caktuar ‘arrest me burg’ për ish-juristin e Hipotekës, Mirjan Bletaj, zyrtarin e LSI, që pak kohë më parë u bashkua me këshilltarët bashkiakë të PS.

Gjithashtu, në burg janë lënë edhe tre të arrestuarit e tjerë për korrupsionin në Hipotekë, Sokol Tirana, Johan Zefi dhe Ndoc Tara. Personat e mësipërm akuzohen se kishin krijuar një skemë korruptive, përmes të cilës përfitonin para në këmbim të çertifikatave të pronësisë.

Përmes ryshfetit prej 1 mijë euro shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një çertefikatë pronësie, ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë shtetasit Mirjan Bletaj për përshpejtimin e procedurës në marrjen e çertefikatës së pronësisë. Të dyshuarit mohuan akuzat në sallën e gjyqit, por gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke i lënë me masën e sigurise “arrest me burg”.

Aktualitet hipoteke Korrupsioni mirjan bletaj Shkodër