Aktualitet27 Janar 2023, 20:26

Korruptuan dëshmitarët në Hagë, SHBA shpall “non grata” dy ish-deputetët radikalë serbë

Shkruar nga Pamfleti
Korruptuan dëshmitarët në Hagë, SHBA shpall “non

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj anëtarëve të partisë radikale serbe, Vjerica Radeta dhe Petar Jojiq, të dy ish deputetë në Kuvendin e Serbisë. Lajmin e konfirmoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Radeta dhe Jojiq, derisa ishin deputetë të Parlamentit të Serbisë, korruptuan dhe frikësuan dëshmitarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), në mënyrë që ata të mos paraqisnin provat inkriminuese kundër liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili më pas u dënua për krime lufte”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Ned Price.

Sjellja e Radetës dhe Joiqit pengoi procesin gjyqësor dhe për këtë arsye Tribunali i Hagës lëshoi fletë-arrest për ta, që nuk u pranua nga gjykata e Beogradit në 2016-tën.

Sanksionet e vlejnë edhe për djalin e rritur të Petar Joiqit. Në deklaratë theksohet se vendimi i SHBA-së konfirmon “angazhimin në luftën kundër korrupsionit që dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të partnerëve dhe kufizon aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve”.

Po ashtu shkruhet se SHBA-të mbështesin demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi dhe vazhdojnë të kërkojnë llogari për ata që keqpërdorin pushtetin publik për përfitime personale. Sanksionet u vendosën sipas dispozitës 7031 të Ligjit për buxhet të Departamentit të Shtetit, i cili ndalon individët e sanksionuar të hyjnë në SHBA.

Mediat serbe shkruajnë se ende nuk ka asnjë provë mbi këto deklarata të bëra nga Ned Price.

Kryesore sanksione SHBA Vjerica Radeta dhe Petar Jojiq