Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes se sotme është shprehur se votuesit aktiv të prekur me koronavirus mund të mbeten pa votuar.
Sipas tij, momentalisht kjo është një çështje thuajse e pamundur për tu zgjidhur, pasi mungojnë kushtet.
“Nëse qytetarët janë të pamundur që të dalin nga shtëpia ne nuk kemi asnjë mundësi për të ofruar mundësinë për të votuar atje ku ato votojnë. Mundësia e vetme që KQZ do të përjashtojë është ngritja e qendrave të posaçme në qendra të caktuara si burgje apo qendra të tjera sociale por kur nuk ka më pak zgjedhës. Është një çështje shumë problematike dhe pse unë e shikoj të pamundur zgjidhjen e një situate të tillë. Uroj që deri në zgjedhje të mos e kemi këtë situatë nga Covid për shkak se kushtet për të mundësuar një gjë të tillë është e pamundur”, ka thënë Celibashi.
Por çfarë ndodhi në Kosovë me të infektuarit me Covid, a iu mohua e drejta e votës? Sigurish që jo, KQZ në Kosovë, improvizoi kabina të lëvizshme, duke i dhënë mundësinë çdo të infektuari për të votuar, një ndër të drejtat themelore të çdo individi.
Qeveria në Tiranë nuk u gjet e papërgatitur, përkundrazi ajo kishte kohë më shumë se 1 vit për t’u përgatitur për zgjedhjet e 25 prillit. Por Ramës kjo gjë nuk i ka leverdisur, duke parë dështmin në keq menaxhimin e pandemisë, kryeministri e ka ndjerë që këto vota do i ketë kundër tij.
Kryetari i KQZ, më tej ka thënë se për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë janë 3, 584 milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara.
Sipas tij problem në këtë proces zgjedhor do të vijojë të ngelet vota e emigrantëve.
“Lista e zgjedhësve nuk ndryshon dot më, ato janë 3, 584 milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara. KQZ do t’i kërkojë qeverisë shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave. Deri tani nuk kemi asnjë rezultat konkret për votën e emigrantëve. Nuk kam qenë asnjëherë optimist për këtë proces. Kam qenë dëshirëplotë. Por nuk kemi pasur kohë”, ka thënë Celibashi.
Prej 30-vitesh, vota e emigrantëve është akoma një problem për Shqipërinë, por si veprohet në Kosovë?
Kososa prej 13-vitesh shtet, i ka dhënë të drejtë emigrantëve të votojnë, përmes postës.
Qytetarët me anë të një aplikacioni, japin të dhënat e tyre, më pas KQZ-ja iu dërgon me postë një zarf që përmban zarfin e fshehtësisë, një fletëvotim të paplotësuar dhe listën e kandidatëve, udhëzimet mbi mënyrën e votimit si dhe adresën e KQZ, ku votuesit duhet ta kthejnë zarfin me fletëvotim. Votimi jashtë vendit në Republikën e Kosovës është i mundur vetëm përmes postës.
Por as vota e emigrantëve nuk i ka interesuar Ramës. Ato nuk mund t’i korruptojë me miell, para, apo vende pune.
Me të drejtë pse t’i hapë vetes punë me të pakënaqurit e Covid-it dhe emigrantët, ku në dorë ka mësuesit, mjekët, policët dhe çdo nëpunës të administratës publike, ku së fundmi kanë dalë në fis dhe farefis duke kërkuar vota për partinë socialiste, madje edhe me kartë identiteti.
P.S: Ju lutem merrni shembull nga Kosova!