Kosova14 Shtator 2022, 12:16

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim

Kosova dhe Hungaria do të njohin patentë shoferët e njëra-tjetrës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka njoftuar se kjo do të bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje midis dy vendeve.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit rrugor te të dyja vendet.

“Më lejoni para jush të propozoj nismën e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke e patentë-shoferëve. Kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehetësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët. Marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat procedural të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Sveçla.

Një marrëveshje e tillë muaj më parë është arritur midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Prishtine Hungaria Patentë shofer qeveria e Kosovës Xhelal Sveçla

Kosova