Kosova15 Gusht 2022, 21:49

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Kosova do të jetë vend pritës në ushtrimin më të madh të NATO-s në Ballkan “Defender Europe 23”

Mehaj përmes një statusi në Facebook  ka bërë të ditur se FSK do të jetë e përfaqësuar në këtë manovër ushtarake me dy regjimente.

“Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.  Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi.  Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane”, shkruan Mehaj.

“Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë.”,

Prishtine