Kosova22 Korrik 2019, 07:43

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja kur do të zhvillohen

Shkruar nga Pamfleti
Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja kur do të zhvillohen

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, ja kur do të zhvillohen

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës pothuajse të gjitha partitë politike, si nga koalicioni qeverisës, edhe ato të opozitës, kanë kërkuar të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Për shkak të mungesës së konsensusit për një kandidat të ri të përbashkët nga ana e PAN-it, njohësit e çështjeve politike theksojnë se vendi mund të përballet me zgjedhje në shtator të këtij viti, shkruan sot gazeta Zëri.

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj vendi do të përballet me zgjedhje të parakohshme, kjo për shkak se brenda koalicionit qeverisës PAN ende nuk janë bërë përpjekje për arritjen e një konsensusi për të shpallur një kandidat të përbashkët për kryeministër të ri të Kosovës.

Menjëherë pas dorëheqjes Haradinaj ka theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe për qeverinë e re duhet të vendosë populli. Me idenë për zgjedhje të reja janë pajtuar të gjitha partitë opozitare, por edhe parti brenda PAN-it. Mirëpo për PDK-në ende nuk po shihen zgjedhjet si zgjidhje. Nga kjo parti kanë pohuar për “Zërin” se do të pajtohen me vendimet që do të vijnë nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Njohës të çështjeve politike në vend theksojnë se për shkak të mosunitetit për një kandidat të ri nga ana e PAN-it zgjedhjet janë të prira të mbahen jo më larg se në fund të këtij viti. Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse kryeministri jep dorëheqjen, presidenti në konsultim me koalicionin që ka marrë shumicën e votave mund të mandatojë kandidatin e ri për të formuar Qeverinë, i cili duhet të zgjidhet me shumicë votash në Kuvend…/ZËRI

Prishtine institucionet e Kosovës Ramush Haradinaj Zgjedhjet e parakohshme zhvillimet politike