Bota27 Korrik 2018, 19:50

“Kosova është e jona, ju jeni okupator”, deklarata e Adem Demaçit në Beograd (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Kosova është e jona, ju jeni okupator”, deklarata e Adem

 Aktivisti i shquar nga Kosova Adem Demaçi u nda dje nga jeta në moshën 82-vjeçare. Demaçi ka vuajtur 28 vite burg në kohën e ish-Jugosllavisë. Ai ishte laureat i çmimit “Saharov”. Demaçi ishte gazetar e shkrimtar, politikan e aktivist për të drejtat e njeriut.

Ai u arrestua fillimisht për qëndrimin e tij opozitar ndaj Titos në vitin 1958, duke bërë 3 vite burg. Më pas, u burgos sërish në periudhën 1964-1974 dhe 1975-1990. U lirua nga burgu me ardhjen e Milosheviçit.

Në vitin 1996 u përfshi në politikë duke zëvendësuar Bajram Kosumin në krye të Partisë Parlamentrave të Kosovës.

Në vitin 2010, u nderua me çmimin “Hero i Kosovës”.

Rajoni