Sport 4 Gusht 2022, 21:34

“Kosova është Shqipëri”, tifozët e Shkëndijës së Tetovës shpalosin banderolën në Suedi në momentin e golit të Hasanit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
“Kosova është Shqipëri”, tifozët e

“Kosova është Shqipëri”, tifozët e Shkëndijës së Tetovës shpalosin banderolën në Suedi në momentin e golit të Hasanit (Foto)

Shkëndija e Tetovës luajti në transfertë ndaj skuadrës suedeze, AIK për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Ballistët ishin në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës dhe në këtë duel ata shpalosën edhe një mesazh.

“Kosova është Shqipëri” shkruhet në të dhe është një reagim për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës ditët e fundit.

Ndeshja nisi në mënyrë fantastike për kuqezinjtë e Tetovës, teksa Ferhan Hasani realizoi që në sekondën e 27, por kjo gjë nuk mjaftoi, pasi ndeshja përfundoi në barazim 1-1 dhe kualifikimi do të vendoset javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.

Sport Liga e Konferencës Shkëndija e Tetovës tifozët e ekipit maqedonas