Ministri i Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi , vaksinohet me vaksinen e radhes.
Ai përmes një mesazhi ka thënë se Kosova është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit kundër COVID-19 në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka treguar se ekipet e vaksinimit, kanë dhënë deri tash mbi 1.8 milionë doza të vaksinës, ndërsa rreth 1 milionë qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.
“Ajo që kemi parë ditëve të fundit, ku rastet e COVID-19 janë rritur, na dëshmon të gjithëve se pandemia nuk ka përfunduar dhe ne kemi ende rrugë për të bërë deri në fundin e saj”, ka shtuar Latifi.
Sipas Latifit variantet e reja dhe zbehja e kujdesit ndaj virusit, përbëjnë një rrezik real për ne dhe familjet tona. Sidomos për ata që nuk janë vaksinuar ende. Kjo mund të sjell vështirësi të tjera për personelin shëndetësor dhe të kthejnë pamjet dhe përjetimet e rënda në spitalet tona.
Ai tha se prandaj, na duhet patjetër ta rrisim kujdesin, për të evituar kthimin e kufizimeve të rënda, të cilat nuk i do askush nga ne, por që në situata të caktuara imponohen.