Aktualitet 2 Shkurt 2019, 12:46

‘Kosova me tre ministra të Jashtëm’, ironizon ministri: Vetëm Shqipëria s’paska pas ministër

Shkruar nga Pamfleti

'Kosova me tre ministra të Jashtëm', ironizon ministri: Vetëm Shqipëria s’paska pas ministër

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar replikat mes ministrit të Jashtëm të deleguar Gent Cakaj dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç në Bukuresht në samitin e BE për Ballkanin.

Manjani e shikon si ‘shumë interesant’ debatin por thotë se në këtë lojë kungulleshkash vetëm Shqipëria nuk paska pasur ministër.

STATUSI I MANJANIT

Shumë interesant ky debati në Rumani për numrin e ministrave të jashtëm të Kosovës.
Daçiç ka thënë se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të jashtëm (Pacolli dhe Cakaj). Gent Caka ka thënë se janë 3 bashkë me vetë Daçiç, i cili qenka nga Prizreni.
Në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pas ministër aty!!! Në samitin e BE për Ballkanin.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet