Kosova 8 Gusht 2022, 14:08

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Diplomacia kosovare vazhdon të jetë shumë e brishtë. Përderisa Qeveria Kurti është duke u marrë me “Ndejën e Shtalbave”, Qeveria e Serbisë po vazhdon lobimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ndeja e Shtalbave”, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti, po shihet si një ndër aktivitetet më të suksesshme të javës së kaluar.

Përderisa Qeveria e Kosovës po merret me shtalba dhe se kënd të rehatojë e kënd jo nëpër ambasada të ndryshme, Qeveria e Serbisë nuk po rri duarkryq.

Në faqen zyrtare të kësaj ministrie në rrjetin social Twitter, shihet se kryediplomati serb, Selakoviq, ka zhvilluar takime të shumta në këto shtete.

Selakoviq në Kolumbi, Paraguaj, Brazil dhe në El Salvador gjatë takimeve që ka zhvilluar e ka prezantuar Serbinë si një vend potencial për investime të ndryshme kapitale, përderisa ka bërë thirrje për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pavarësisht fushatës së fuqishme që po e zhvillon Serbia kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po vazhdon me shkarkime e sistemim të stafit, duke u dëshmuar e paaftë në qeverisjen e këtij dikasteri qeveritar.

Prishtine